Marrëdhënie

April 28, 2017 | 11:29

Sherif Merdani: Diferenca prej 21-vitesh me bashkëshorten aspak pengesë për një jetë në harmoni të plotë

1

I ftuar pasdite në “Rudina”, Sherif Merdani ka rrëfyer jetën e vështirë të burgut pas Festivalit të 11-të – dënimi i shumë këngëtarëve e kompozitorëve që dëshironin të këndonin “Let It Be.” 

Pas vitit ’89, kur nisi jeta e vërtetë e këngëtarit, filluan të ndodhnin një nga një edhe mrekullitë. Sot, prej më shumë se dy dekadash, ai është i martuar me Rozalbën, njeriun e zgjedhur të jetës, e cila ka qenë mbështetja e madhe e artistit, sidomos pas jetës së vështirë të burgut. Por është bekuar edhe me një djalë, Gerardin, për të cilin ndihet po ashtu shumë krenar.

“Pas burgut, më ftojnë në Shkodër për një koncert me estradën, i cili zgjati një javë. Rozalba kishte kurajën dhe më doli para teatrit. E pyeta nëse ishte gjimnaziste, sepse mendova se donte ndonjë autograf. Por ajo m’u kthye: “Jo, unë jam 27 vjeҫ, jamë mësuese matematike… M’u duk shumë e imët për të qenë në atë moshë, por që në fillim ishte joshëse… Kështu nisi, që nga ai moment nuk u ndamë më…”

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top