Në fokus

February 11, 2020 | 8:06

Shëtitje dhe lojëra në natyrë në dimër. Ja pse nënat nordike duhen marrë si shembull…

Kur temperaturat bien, gjëja e parë që bëjmë është të sigurohemi që fëmijët tanë të mos ftohen. Nëse dalja jashtë nuk është e nevojshme, është më mirë të qëndroni brenda në ngrohtësi, në rast të kundërt trikot dhe shallet e leshit janë shpëtimi ynë i vetëm.

Por a është vërtet i ftohti një armik kaq i madh për t’u luftuar? Sipas kulturës së vendeve të Evropës Veriore absolutisht jo. Nënat finlandeze dhe daneze, për shembull, i mësojnë fëmijët të jetojnë mes temperaturave shumë të ulëta.

Mos u habitni, nëse gjatë të ftohtit të acartë të shihni nënat finlandeze duke shëtitur në park, ndërkohë që fëmijët e tyre flenë në karrocë. Ajri i ftohtë i dimrit është i mirë, kjo është ajo që thonë nënat e vendeve të veriut, të cilët i mësojnë fëmijët e tyre me temperaturat e ftohta të dimrit që karakterizojnë territoret e tyre. Kjo gjithashtu ndodh në shkollë, fëmijët takohen në oborr për të luajtur me dëborën.

A janë çmendur prindërit dhe mësuesit? Absolutisht jo, loja në natyrë është e mirë për fëmijët dhe i jep trupit dhe mendjes së tyre një seri përfitimesh, të demonstruara gjithashtu nga shkenca. Akademia Amerikane e Pediatrisë ka konfirmuar që kalimi i kohës në kontakt me temperaturat e ulëta për fëmijët është i mirë për të mësuar dhe për shëndetin.

Rritja në të ftohtë është stimuluese për mendjen, rrit rrahjet e zemrës dhe gjithashtu mbrojtjen e imunitetit. Nëse shkenca thotë kështu, ne duhet ta besojmë atë. Kjo praktikë mbështetet edhe nga temperaturat që karakterizojnë vendet nordike. Nëse ne jemi mësuar të mos dalim në mot të keq, ajo që thuhet në Finlandë ose Suedi është se nuk ka kohë të duhur ose të gabuar për të dalë, gjëja e rëndësishme është t’i kushtojmë vëmendje veshjeve.

Gjithashtu shumë prindër heqin dorë nga shëtitjet në natyrë gjatë ditëve të pushimit në dimër nga frika se fëmijët e tyre mund të ftohen. Përkundrazi, këto temperatura të ulëta janë të mira, më shumë nga sa mund ta imagjinoni. Pra, vishuni mirë dhe bëni një shëtitje të bukur jashtë.

 

Burimi / https://dilei.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top