Lifestyle

March 1, 2018 | 13:11

Shfaqja për herë të parë në publik e Kate dhe Meghan

Kate dhe Meghan shfaqen për herë të parë bashkë në publik. Së bashku me to ishin dhe partnerët e tyre, William dhe Harry. Dy çiftet e familjes mbretërore, janë shfaqur së bashku në Forumin e Parë Vjetor të Fondacionit Mbretëror.

Ky forum u krijua fillimisht nga William, Kate dhe Harry. Pas 19 majit, pjesë e këtij forumi do të jetë sigurisht edhe Meghan. Kjo është hera e parë që çiftet shfaqen së bashku në një event zyrtar.

Ajo që nuk mbeti pa u vënë re ishin veshjet e tyre. Ndërkohë që Meghan zgjodhi një fustan të hollë Jason Wu, dukesha e Kembrixhit zgjodhi një fustan Séraphine, të dy ishin në nuancë të ngjyrës blu .

Ndonëse kjo mund të ishte një rastësi, mund të mendojmë se ky moment binjakëzimi kishte të bënte me faktin që kunatat e së ardhmes kanë shkëmbyer disa këshilla për modën.

Përagtiti: Brikela Daci / Burimi / www.popsugar.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top