Mirëqenie

May 30, 2017 | 10:16

Shijet e verës në kuzhinë

Jemi në stinën ideale për të sjellë diellin dhe gjallërinë në tavolinat tona. Vera ka trokitur. Stina e ngjyrave, e ditëve të nxehta dhe e shijeve speciale. Është stina përgjatë së cilës çdokush do të dëshironte të ushqehej ndryshe nga stinët e tjera të vitit.

2

Zbuloni shije të reja për të rizgjuar oreksin

Drita, ditët e kthjellëta dhe dielli rrëzëllitës na nxisin dëshirën për tavolina të lumtura e shumëngjyrëshe. Edhe pse dëshira për të ngrënë me bollëk gjatë stinës së verës bie, fatmirësisht ekzistojnë zgjidhje dhe alternativa të shumta me shije e fantazi.

1

Kuzhina në verë, koha për kënaqësi

Le të frymëzohemi nga vende, të cilat jetojnë një stinë të nxehtë vere, ku njerëzit dinë si t’i ulin temperaturat e larta përmes të ngrënit. Të gjitha vendet e Mesdheut, vendet tropikale dhe të Amerikës Latine janë të njohura për përdorimin e ushqimeve dhe erëzave speciale për të rizgjuar oreksin dhe që tavolinat e ngrënies të kthehen në një nga kënaqësitë e stinës më të gëzueshme të vitit. Vera është momenti i përgatitjes së recetave dhe pjatave të ndryshme me aroma e shije, të cilat na zgjojnë dëshirën për të derdhur fantazinë dhe krijimtarinë tonë. Është pikërisht koha për ndjeshmëri të plotë ndaj artit të gatimit. Në këtë stinë është koha për: të parë, shijuar, prekur dhe
ndier në maksimum gjestet bazë që ndoshta i kemi harruar gjatë stinëve të tjera të vitit. Të detyruar për të ngrënë perime pa shije… domate të forta apo sallata
të përgatitura e të mbajtura në ngrirje… Le të përfitojmë nga stina e nxehtë për të përgatitur receta natyrale me përbërës të freskët e të shijshëm: Luani me ngjyrat: Parimi i “skemës së ngjyrave” është shumë i rëndësishëm në artin e të gatuarit. Mjafton të kemi ide dhe dëshirë.

Stina e verës është mjaft e “Piktura njëngjyrëshe” në tavolinën tuaj

Me ushqime të së njëjtës ngjyrë mund të krijoni:

Sallatë e kuqe: lakër e kuqe, thjerrëza të ziera dhe panxhar i zier të vendosura në një pjatancë me erëza e salcë të stinës.

Sallatë portokalli: karota të prera në feta të holla, portokall, qitro të shoqëruara gjithashtu me salcën e stinës.

Sallatë jeshile: spinaq i zier lehtë, copëza brokoli, fasule të marinuara dhe arra.

Sallatë e bardhë: lakër e bardhë, copëza molle, salcë kosi të shoqëruara dhe me kërpudha të bardha të ziera më parë.

Në verë, konsumimi i pijeve dhe lëngjeve është i rekomandueshëm dhe shumë i shëndetshëm për hidratimin e organizmit. Konsumoni bollshëm lëngje dhe mos hezitoni qoftë edhe në krijimin e pijeve “limonadë” nga shija juaj personale. Ujë i
freskët, copëza limoni dhe disa fletë menteje. Krahas kësaj, të përfitojmë nga “superushqimet e stinës së verës”. Të jemi kureshtarë në njohjen
e vlerave të tyre: perimet & frutat. Përfaqësuese të ushqimeve me përmbajtje të lartë në vitamina, minerale, fibra dhe antioksidantë. Të vlerësuara me një densitet të ulët kalorik si dhe përbërësit ushqimorë me një mbrojtje të lartë kundër sëmundjeve të
rënda kardio-vaskulare, kanceri dhe Alzheimerit.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top