Është fakt, kur duhet të zgjedhim se çfarë të hamë tërhiqemi nga ato që kanë ngjyrën e kuqe, por jemi më të vendosur ndaj ushqimeve jeshile.
Në fakt nuk është vetëm një zgjedhje estetike, por një instikt i saktë që na çon në preferencën e ushqimeve, që i konsiderojmë të ushqyeshme.
Këto janë rezultatet e një studimi të Shkollës Ndërkombëtare të Studimeve të Avancuara në Trieste, të botuara në “Teatro Naturale”, një revistë e agrokulturës biologjike, prodhimeve natyrale dhe ushqyerjes së shëndetshme.
Tek njeriu, ndryshe nga disa kafshë si qeni, që i besojnë nuhatjes. Ngjyrat janë vendimtare, edhe pse arsyeja e zgjedhjes nuk del nga sfera e subkoshiencës.
Në fakt, sipas studiuesve, kemi një kod të vërtetë ngjyrash për të vlerësuar cilat ushqime janë më të shëndetshme. Raffaella Rumiati, një neuroshkencëtare dhe koordinatore e studimit thotë: “Sipas disa teorive, sistemi ynë viziv ka evoluar për të identifikuar lehtësisht frutat, perimet, e në veçanti ushqimet në mes të gjetheve të xhunglës”.
Ja pse preferenca për ngjyrën e kuqe, tregon frutat më të ëmbla dhe më me kalori, krahasuar me gjethet.
“Tek ushqimet natyrale, të papërpunuara, ngjyra është një parashikuese e mirë e kalorive. Sa më i kuq të jetë një ushim i papërpunuar, aq më ushqyes është, ndërsa ato jeshile kanë tendencën të jenë më pak kalorike, pra dhe më pak të dobishme për mbijetesën e organizmit”, shprehet Francesco Foroni, autori i studimit.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.