Askush nuk e ka të lehtë të përballojë ndarjen, por disa njerëz mund ta përballojnë shumë lehtë këtë krizë, ndërsa ka edhe të tjerë të cilët nuk e marrin veten kollaj nga depresioni.
Ja çfarë ndodh me trupin pasi ndaheni:
1. Dobësim i zemrës dhe probleme me shtypjen e gjakut
Ndërprerja e lidhjes, apo divorci për pasojë kanë stresin kronik, i cili shfaqet kur të paraqitet ndjenja e humbjes së kontrollit. Kortizoli, hormon i stresit, ndikon në çdo qelizë të trupit tonë, posaçërisht në shtypjen e gjakut dhe në numrin e rrahjeve të zemrës.
2. Pagjumësia
Në rastin e pagjumësisë shfaqet stresi fizik, sepse pas ndarjes, shtratin më nuk e ndajmë me personin e dashur, gjë që trupi ynë reagon me shqetësim dhe nuk lejon të pushojmë. Atëherë futeni në rreth magjik, në të cilin stresi shkakton pagjumësi, ndërkaq mungesa e pagjumësisë shton stresin.
3. Probleme me metabolizmin
Është e njohur se si ndikon nervozizmi në metabolizëm, ndërkaq tendosja afatgjatë jo vetëm shkakton ngërçe të herëpashershme, por edhe problemet siç janë: djegësira, kapsllëku, diarreja.
4. Shtim në peshë
Stresi nxit konsumim të ushqimit jo të shëndetshëm të pasur me kalori të thata. Sheqeri dhe kripa shkaktojnë peshë të madhe trupore dhe shtojnë nivelin e kortizolit.
5. Rënie të imunitetit
Shpesh paraqitet ndjenja e dobësisë, pastaj gripi dhe alergjia, si përgjigje ndaj imunitetit të dobësuar. Veç kësaj, mund të shfaqen edhe sëmundjet autoimune, të cilat për pasojë kanë gjendjet depresive, të vetmisë dhe izolimit social.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.