Karrigia e autores britanike J.K. Rowling, ku u ul të shkruajë dy volumet më të shitur të romanit të saj, u shit këtë të mërkurë në Nju Jork për 394,000$. Sendi modest i viteve ’30, ishte pjesë e një kompleti prej katër karrigesh që Rowling kishte dhënë falas, kur ajo ishte nënë e vetme dhe jetonte në një strehë të subvencionuar në qytetin skocez të Edinburgut. Përfaqësues të Ankandit të Trashëgimisë thanë se karrigia u shit për 394.000 dollarë, duke përfshirë taksat, gati 14 herë më shumë se çmimi që ish dhënë në ankandin e fundit, atë në vitin 2009. Autorja 50-vjeçare e ka përdorur karrigen për të shkruar “Harry Potter dhe guri filozofal” dhe “Harry Potter dhe Dhoma e të fshehtave” botuar në vitin 1997 dhe respektivisht në vitin 1998.
Burimi: AFP
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.