Aktualitet

May 31, 2022 | 8:18

Shitet trofeu i Eurovizionit për Ukrainën, ja për çfarë do të përdoren paratë

Kalush Orchestra, grupi ukrainas që fitoi Eurovizionin e këtij viti, ka shitur trofeun e tyre për 900,000 dollarë (712,000 £; 838,000 €) për të mbledhur para për luftën në Ukrainë.

Mikrofoni i kristaltë u hodh në ankand në Facebook, me qëllim blerjen e dronëve për ushtrinë e Ukrainës. Shitja përkoi me paraqitjen e grupit në një koncert bamirësie në Portën e Brandenburgut të Berlinit. Ai synonte të mblidhte para për kujdesin mjekësor dhe furnizimet. Duke folur në koncert, anëtari i grupit Oleh Psiuk bëri thirrje që njerëzit të mos mësohen me luftën, e cila ka lënë të paktën 4,031 civilë të vdekur dhe 4,735 të plagosur, sipas OKB-së, së bashku me një numër të panjohur luftëtarësh.

“Mendoj se duhet të jetë gjithmonë në faqet e para, derisa të vijë paqja,” tha Psiuk, fitorja e të cilit në Eurovizion ishte komentuar shumë në prag të konkursit. Kënga e tyre, Stefania, u shkrua fillimisht në nder të nënës së Psiukut, por teksti emocionues si “Unë gjithmonë do të eci drejt teje nëpër rrugë të prishura” janë riinterpretuar si një klithmë. Prezantuesi televiziv ukrainas Serhiy Prytula njoftoi se paratë e mbledhura nga shitja e trofeut do të përdoren për të blerë tre drone PD-2 të prodhimit ukrainas, raporton agjencia e lajmeve Reuters. Dronët përdoren shumë nga forcat ukrainase dhe ruse, si armë ashtu edhe si avionë zbulimi.

 

 

Përgatiti K.I / Burimi www.bbc.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top