Këshilla & Arsye

February 16, 2019 | 9:00

Shkaktarët e çuditshëm të kapsllëkut

Se sa shpesh shkon një njeri në tualet për të defekuar, ndryshon për persona të ndryshëm. Disa mund të shkojnë deri në 3 herë në ditë, ndërsa disa të tjerë vetëm disa herë në javë. Dr. Danie Pauw ka shprehur për Health24 se, “jonormale konsiderohet situata kur ky proces ndodh më pak se 3 herë në javë”.

Kapsllëku ndodh kur zorra e trashë absorbon më tepër ujë dhe muskujt kontraktohen shumë ngadalë, që do të thotë se jashtëqitja lëviz në sistemin e tretjes me shpejtësi shumë të vogël.

Meqenëse tani e dimë se çfarë është kapsllëku, është e rëndësishme të kuptojmë se shkaktarët e tij janë të shumtë dhe të ndryshëm, përveç mungesës së një diete të pasur me fibra.

7 shkaktarë të çuditshëm të kapsllëkut

Hipotiroidizmi

Një tiroide jo aktive mund të shkaktojë ngadalësim të proceseve metabolike. Për këtë arsye edhe procesi i tretjes nuk kryhet siç duhet. Jo gjithmonë kapsllëku shkaktohet nga problemet e tiroides, por shpesh pacientët që kanë probleme me jashtëqitjen këshillohen të bëjnë edhe analizat e tiroides.

Ilaçet

Disa ilaçe si antidepresivët, ilaçet e zemrës, të tensionit e të ankthit kanë si efekt anësor konstipacionin.

Zakone të këqija të të shkuarit në banjë

Ekspertët thonë se nëse i mbani shpesh nevojat tuaja personale dhe nuk i kryeni kur ju bëhen, kjo mund të shkaktojë kapsllëk në një afat të gjatë kohor. Ju i bëni “konfuzë” muskujt e rektumit duke mos i kryer nevojat kur ju vijnë dhe kjo gjë sjell konstipacion.

Diabeti

Sipas një studimi të vitit 2014, rreth një e treta e të sëmurëve diabetikë vuajnë nga kapsllëku. Nëse vuani nga diabeti mos i nënvlerësoni asnjëherë pasojat që mund të ketë kjo sëmundje në shëndetin tuaj. Një prej tyre është kapsllëku.

Përdorimi i tepërt i laksativëve

Nëse përdorni shumë laksativë, vjen një moment që përdorimi i tyre nuk do t’ju japë më efekt.

Vitaminat

Në përgjithësi vitaminat nuk duhet të shkaktojnë kapsllëk, por ndonjëherë kalciumi dhe hekuri mund ta kenë këtë efekt anësor. Nëse nuk i keni shumë të nevojshme mos i përdorni.

Mungesa e ushtrimeve fizike

Nëse nuk ushtroheni fizikisht, kjo mund të ketë ndikim negativ në tretje, gjë që më pas mund të çojë në kapsllëk. Ushtrimet që forcojnë muskujt e barkut ndihmojnë në këtë problem.

 

 

Burimi / pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top