Dhimbja e kokës sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), shënohet në vendin e dhjetë (për meshkujt) dhe në vendin e pestë (për femrat) si shkaku i mungesës së aftësisë për punë.
Në këtë artikull, ne kemi mbledhur disa shkaktarët e dhimbjes së kokës që ndoshta nuk i kishit menduar më parë, së bashku dhe me mënyrën se si mund ta shërojmë atë.
- Drita e diellit dhe mungesa e vitaminës D
Sipas studimeve në Universitetin e Finlandës Jugore mungesa e vitaminës D shkakton dhimbje të kokës. Studimet kanë treguar se njerëzit me prani më të madhe të kësaj vitamine, janë më imunë nga dhimbja e kokës përgjatë gjithë vitit.
- Drita e madhe
Njerëzit që kanë dhimbje koke zakonisht iu largohen dritave të forta dhe kjo vjen si pasojë e nervave që lidhin trurin me sytë. Këto nerva ndikojnë edhe në ritmin e zemrës frymëmarrjen, etj., pasi janë pjesë e sistemit autonom simpatik ose parasimpatik. Përveçse dritat e forta mund të shkaktojnë dhimbje të kokës, ato mund të shkaktojnë edhe ankth, nervozizëm dhe depresion.
- Bubullimat dhe rrufetë
Studimet e bëra nga Universiteti i Cincinnatit kanë përdorur modele të ndryshme matematike për të vërtetuar se në ditët kur ka mot me vetëtima, njerëzit kanë më shumë dhimbje koke. Dhe rezultatet e tyre kanë treguar 19% rritje të dhimbjes së kokës në këto ditë. Shumë faktorë mund të ndikojnë në këto rezultate si shtypja e ajrit, lagështia, etj, por nuk mund të thuhet saktësisht se është zbuluar arsyeja e vërtetë për këtë pasojë.
- Depresioni dhe ankthi
Shumica e pacientëve me dhimbje koke e kanë këtë simptomë për shkak të ankthit, depresionit dhe gjumit të parregullt.
- Medikamentet që përmbajnë kodeinë
Njerëzit që nuk kanë shumë tolerancë nga dhimbja e që marrin medikamente, të cilat përmbajnë kodeinë kanë dhimbje koke më të forta, për shkak se ky lloj bari shton intolerancën ndaj dhimbjes.
- Mbipesha
Me rritjen e peshës te personat e rritur rritet edhe mundësia për dhimbje kronike të kokës. Mbipesha shpesh është e lidhur edhe me migrenën.
Burimi / Bota.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.