Ju mund të djersini kur dhoma juaj është e ngrohtë ose kur keni hedhur një batanije më shumë. Por kjo nuk është ajo për të cilën po flasim. “Djersitja e natës” i referohet djersitjes së përsëritur gjatë natës, e cila shpesh ju bën që të zgjoheni, dhe nganjëherë djersini aq shumë sa që duhet të ndërroni çarçafët tuaj. Zakonisht kjo situatë lidhet me një çështje mjekësore.
Tiroide tepër aktive
Të qenit i lodhur dhe ndjeshmëria ndaj nxehtësisë janë simptoma të dukshme të hyperthyroidism. Tiroidja kontrollon metabolizmin tuaj, kështu që kur hormonet rriten, trupi juaj lodhet.
Sheqeri i ulët i gjakut
A keni diabet? Ndërkohë që glukoza e gjakut mund të jetë në rregull kur të shtriheni, mund të bjerë gjatë kohës që jeni duke fjetur. Ndoshta keni pasur një ditë shumë aktive, ose jeni ushtruar në mbrëmje, ose keni pasur një darkë të vonë.
Apnea e gjumit
Kur e keni këtë gjendje, ju shkurtimisht ndaloni frymëmarrjen gjatë natës. Për shkak se trupi juaj nuk po merr oksigjen, mund të kalojë në “luftim”, gjë që shkakton djersitje.
Refluksi i Acidit
Nuk është vetëm dhimbja e urthit dhe e gjoksit që mund t’ju zgjojë. GERD nuk është studiuar shumë si shkak i djersitjeve të natës, por mjekët thonë se ekziston një lidhje e mundshme. Dhe trajtimi i saj shpesh mund të lehtësojë djersitjen gjatë natës. Hani pak ushqime, dhe jo para se të shtriheni.
Limfoma
Shumë kancere mund të shkaktojnë djersitje natën, por më e zakonshme është limfoma, e cila prek pjesë të sistemit imunitar, si nyjet limfatike, shpretkën, palcën e eshtrave dhe thymusin. Rreth një e katërta e njerëzve me limfomën e Hodgkin-it djersiten natën dhe kanë temperaturë të ulët.
Medikamentet
Shumë ilaçe mund të shkaktojnë djersitje gjatë natës, duke përfshirë reduktuesit e etheve si aspirina dhe ibuprofeni. Antidepresantë si bupropion dhe venlafaxine. Disa ilaçe për glaukomën dhe gojën e thatë gjithashtu stimulojnë gjëndrat e djersës.
Tuberkulozi
Rreth gjysma e të gjithë njerëzve që vuajnë këtë sëmundje djersiten natën.
Ankthi
Stresi, shqetësimi dhe paniku mund të bëjnë që ju të djersini gjatë ditës, kështu që nuk është befasi që ankthi të ketë efekt të njëjtë edhe gjatë natës.
Tumoret
Kanceri i prostatës, kanceri i veshkave dhe disa tumore në vezore dhe testikuj (qofshin kanceroze ose jo) janë shembuj të zakonshëm të asaj që mjekët e quajnë “tumore të forta” që mund të shkaktojnë djersitje natën.
Menopauza
“Afshet e nxehta” para dhe pas ciklit tuaj të fundit janë një ndër shkaqet kryesore të djersitjes natën. Gratë e reja që kanë hequr të dyja vezoret ose që kanë ndërprerë menstruacionet për shkak të kimioterapisë gjithashtu do të djersiten.
Infeksioni
Një infeksion i fundit bakterial mund të shkaktojë djersitje natën, shpesh e shoqëruar me ethe. Për shembull, ju mund të merrni brucelozë nga qumështi i papërpunuar.
Gjej lehtësim
Një temperaturë më e ulët në dhomën e gjumit dhe mjetet për të qarkulluar ajrin mund t’ju bëjë të ndiheni më të rehatshëm. Shmangni pëlhurat sintetike që nuk ajrosen. Nëse nuk mund ta kuptoni se çfarë po shkakton djersën e natës, konsultohuni me mjekun tuaj. Në mënyrë ideale, ju do të jeni në gjendje të trajtoni shkakun dhe jo vetëm simptomën.
Burimi / www.webmd.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.