Para se të mendoni për problemet me kurrizin, sigurohuni në mos po ju dërgon sinjale ndonjë organ tjetër i trupit
Problemet me fshikëzën, veshkat ose tëmthin shpesh mund të jenë të “maskuara” me dhembjen e shpinës. Prandaj, para se të mendoni në problemet me kurrizin, sigurohuni në mos ndonjë organ tjetër i trupit dërgon sinjale, të cilat manifestohen me dhembje therëse në fund apo në mes të shpinës.
Trakti urinar
Infeksionin e rrugëve urinare më së shpeshti e shkaktojnë bakteret. Manifestohen si dhembje gjatë urinimit, dhembje në pjesën e poshtme të shpinës apo në bark. Më së shpeshti i sulmon femrat dhe nëse nuk shërohen, mund t’u shkaktojnë edhe inflamacione.
Gur i veshkave
Dhembje e vazhdueshme në një pjesë të shpinës, e cila shfaqet me dhembje në stomak, me rastin e urinimit apo me gjak mund të jetë shenjë e gurëve në veshka. Rol të madh ka edhe gjenetika, prandaj disa njerëz janë më të prirë të kenë gurë në veshka se sa të tjerët.
Inflamacioni i veshkave
Nëse bashkë me dhembjen në shpinë shfaqet edhe temperatura e lartë e trupit, gjendja e tillë mund të tregojë inflamacion të veshkave. Ajo dhembje më së shpeshti shfaqet në pjesën e poshtme të shpinës dhe mbi komblik. Gjashtë herë është më e shpeshtë te femrat se sa te meshkujt.
Inflamacioni i pankreasit
Inflamacioni i pankreasit, pos dhembjeve në pjesën e poshtme të stomakut, vijon me dhembje të shpinës. Ajo dhembje mund të jetë e befasishme dhe të përhapet nga barku në drejtim të shpinës, mirëpo më shpesh është pasojë e inflamacionit akut apo kronik.
Burimi / gsh.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.