Në fokus

April 20, 2019 | 8:30

Shkaktarët më të zakonshëm të sulmit në tru

Sulmi në tru është shkaktari i pestë i vdekjeve në SHBA, ku 800,000 njerëz pësojnë sulm të tillë çdo vit, gjë e cila i bie një person për çdo 40 sekonda. Rreth 40% e njerëzve që vdesin nga sulmet e trurit janë meshkuj, ndërkaq 60% janë femra.

Sulmi në tru është ngjarje e papritur vdekjeprurëse, e cila, edhe nëse nuk përfundon me vdekje, mund të çojë në shumë probleme të tjera shëndetësore, siç janë:

  • Humbja e memories
  • Vështirësi për të menduar qartësisht
  • Vështirësi për të kuptuar dhe arsyetuar
  • Mpirje
  • Humbje të lëvizjes së muskujve
  • Ndjeshmëri ndaj ndryshimeve të temperaturave
  • Paralizë totale
  • Probleme me gëlltitje apo komunikim
  • Probleme emocionale
  • Dhimbje

Janë dy lloje të sulmet të trurit. E para është sulmi ishemik, i cili ndodh kur qarkullimi i gjakut bllokohet. Sulmi i dytë është ai hemorragjik, i cili ndodh kur ka gjakderdhje në tru.

Këta janë shkaktarët më të zakonshëm të sulmit të trurit:

– Shtypja e lartë e gjakut është shkaktari më i zakonshëm i sulmit në tru, pasi që i dëmton arteret

– Kolesteroli i lartë gjithashtu shpie në sulm të trurit, pasi shkakton akumulim të substancave të ndryshme në artere, të cilat e bllokojnë qarkullimin e gjakut dhe shpijnë në sulm

– Sëmundjet e zemrës, siç janë valvolat defektive të zemrës, rrahjet e parregullta, etj., mund të shpijnë në sulm të trurit

– Mosha, pasi që personat mbi 55 vjeç janë më të rrezikuar nga ky fenomen

– Konsumimi i madh i alkoolit i rritë në mënyrë drastike rreziqet për sulm në tru

– Mungesa e aktivitetit fizik dhe mbipesha ndërlidhen direkt me sulm në tru

– Duhani, pasi që e rritë shtypjen e gjakut, e trashë gjakun dhe e dobëson funksionin e mushkërive

– Medikamentet e ndryshme.

 

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top