Këshilla & Arsye

March 25, 2019 | 13:38

Shkaktarët që po ju bëjnë skllevër të pavendosmërisë

Përdorimi i tepruar dhe i fiksuar i rrjeteve sociale mund të jetë në gjendje të ndryshojë aftësinë për të marrë vendime, duke na bërë skllevër të pavendosmërisë. Kjo është ajo që ndodh, tashmë e dokumentuar, njëlloj si me marrjen e drogës apo me fiksimin për lojërat e fatit.

Shkenca nuk ka dhënë ende përgjigje të mjaftueshme për të sqaruar këtë problem. Por nëse marrim parasysh përdorimin gjithnjë e më të gjerë të mediave sociale, hipoteza nuk duhet të neglizhohet sot, me aq prova sa janë mbledhur.

Smartfonët dhe kompjuterat

Sipas hulumtimit të kryer nga Michigan State University dhe të botuar në Journal of Behavioural  Addictions, në të vërtetë, përdorimi i pandërprerë i smartfonëve dhe PC për t’iu përgjigjur e-maileve, për të shikuar njoftimet në Facebook, apo për të përditësuar postimet në Instagram, mund të na bëjnë më pak të aftë dhe të sigurt kur bëhet fjalë për të marrë një vendim. Sipas studiuesve duhen shqyrtuar seriozisht pasojat e përdorimit të tepruar të mediave sociale.

Aftësia për të marrë vendime

Puna e kërkuesve amerikanë filloi me 71 njerëz të përfshirë në një sondazh për të matur kohën e kaluar në Facebook dhe pavendosmërinë për të marrë vendimet. Ata u studiuan ndërsa ishin duke luajtur lojëra fati, në mënyrë që psikologët të vëzhgonin aftësinë e të menduarit në kushte të ndryshme. Në fund u vu re se kishte një korrelacion midis kohës së shpenzuar në rrjetet sociale dhe vendosjes drejt zgjedhjeve më të këqija.

Deficiti neurologjik

Ka disa dëshmi që neuro-shkencëtarët kognitivë po i mbledhin për vite me radhë në mes të droguarve dhe atyre që luajnë kumar: mendohet se ka një deficit neurologjik në nivelin e korteksit prefrontal, gjë që rezulton në pamundësinë për të kujtuar emocionet që lidhen me ngjarjet të kaluara dhe për rrjedhojë edhe humbjet në të holla, si në këtë rast, duke nxitur që gjithmonë këta njerëz të bëjnë të njëjtat gabime dhe të shkatërrohen nga pavendosmëria.

Nëse nuk mund të bëni pa këto rrjete sociale

Duke parë se sa të fiksuar janë njerëzit pas përdorimit të rrjeteve sociale (një në tre persona është përdorues), mesazhi që japin studiuesit është të bëni kujdes.”Nuk ka dyshim se mediat sociale mund të sjellin përfitime në jetën tonë, por nuk duhet të harrojmë anën që mund të fshihet kur nuk jemi në gjendje të shkëputemi prej tyre. Sigurisht që ky aspekt duhet vëzhguar më në thellësi, për të kuptuar nëse edhe fiksimi për mediat sociale mund të konsiderohet si një varësi.

 

 

Burimi / pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top