Ndjeshmeritë e larta sensitive janë një nga barrierat dhe problemet më të mëdha që shfaqet te fëmijët me Autizëm (por jo vetëm). Për këtë fakt, ata kanë vështirësi të jashtëzakonshme të kontrollojnë impulset e fuqishme dhe imbalancat që krijohen në trupin e tyre nga sinjalet e dërguar nga sistemi nervor.
Për pasojë kanë veshtirësi të përqëndrohen apo fokusohen në atë çfare u kërkojme të bëjnë. Për më shumë, këto ndjeshmeri të larta jane shkaku kryesor i sjelljeve agresive të tyre.
Siç e kam thënë edhe herë të tjera, kjo nevojë e tyre ( ndjeshmeritë e larta) është më e fuqishme se nevoja për të ngrënë apo për të pirë. Ndaj, t’i privosh prej kesaj nevoje ‘jetike’, është njësoj si t’i privosh nga të ngrënit.
Në foton e mëposhtme shihni se si mund të qetësohet fëmija që punoj me këto mini-gogla ( ëater beens ). Mund t’i kërkoni në Amazon. Janë fare të vogla, gati mikroskopike dhe bymehen sapo t’i futësh në ujë, për 20-30 minuta.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.