Miliona njerëz në mbarë botën çdo të hënë fillojnë një dietë apo palestër për të shpëtuar nga mbipesha. Për fat të keq, ata që arrijnë ta ndjekin me përpikëri, janë një numër gjithnjë e më pak i konsiderueshëm. Vlerësimet shkojnë nga 5-8%.
Për më tepër, dy të tretat e njerëzve rifitojnë peshën e humbur, një fakt që dekurajon mundësitë e mëtejshme për të hequr kilogramë.
Studimet bashkëkohore, megjithatë, tregojnë arsyet se përse ndodh kjo gjë. Shkaku kryesor sipas të dhënave qëndron në mënyrën e të perceptuarit me mendje.
Sipas një studimi nga ana e rrjeteve mjekësore, “Orlando Health”, shumica e njerëzve mendojnë se pengesat kryesore që frenojnë humbjen në peshë janë: kequshqyerja, mungesa e kohës, por edhe financave. Vetëm 10 për qind e njerëzve rendisin si arsye kryesore faktorët psikologjikë.
Në studim u përfshin 1.000 njerëz.
Sipas Diana Robinson, psikologe, të testuarit fokusoheshin vetëm në aspektet fizike të mirëmbajtjes apo humbjes në peshë, të tilla si dieta dhe ushtrimet fizike, por nuk duhet injoruar fakti se, ushqimi ka një ndikim të fortë emocional. Për disa prej nesh, ushqimi është qetëti, për disa të tjerë shpërblim dhe për disa, zëvendësim për kënaqësitë e tjera.
Truri është ai që, në fund të fundit, ju tregon nëse jeni të uritur dhe doni të hani. Truri reagon në mënyrë të pranueshme, pavarësisht nga shkaku i kënaqësisë dhe çon në lirimin e dopaminës, e cila ju bën të ndjeheni mirë.
Hapi i parë për tejkalimin e kësaj gjendjeje është të kuptuarit e saj. Sigurisht që ne kemi nevojë për të lëvizur më shumë dhe të hamë më pak nëse jemi mbipeshë, por është po aq e rëndësishme që të njohim lidhjen emocionale që kemi me ushqimin.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.