Shkalla e vetëvrasjeve në mesin e njerëzve me autizëm në Angli ka arritur ‘nivele shqetësuese’, sipas ekspertëve. Hulumtuesit besojnë se gjendja është keqkuptuar dhe kërkohet urgjentisht veprim për të ndihmuar pacientët në rrezik.
Një studim i kryer më parë më parë zbuloi se 66 për qind e të rriturve të sapo diagnostikuar me një formë të autizmit kanë menduar t’i japin fund jetës.
Studiuesit shprehen se ekzistojnë dallime të rëndësishme në faktorët e rrezikut për vetëvrasje tek të prekurit me autizëm krahasuar me popullsinë e përgjithshme, që do të thotë se udhëtimi nga mendimet vetëvrasëse në sjelljet vetëvrasëse mund të jenë krejt e ndryshme.
“Modelet që ne aktualisht i konsiderojmë praktika më të mira për vlerësimin dhe trajtimin e vetëvrasjes, duhet të rishikohen për ata me autizëm, si dhe duhet të kemi politika të përshtatura në përputhje me rrethanat, dhe qasjet e reja të reflektohen në të gjitha shërbimet”, shprehen ata.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.