Shkaqet e kancerit të gjirit nuk janë të njohura plotësisht. Kjo do të thotë se është e vështirë të thuhet se pse tek një grua mund të zhvillohet kanceri i gjirit dhe tek një tjetër jo. Ka disa faktorë për të cilët ju nuk mund të bëni asgjë, por faktorë të tjerë mund të ndryshohen.
Mosha
Rreziku i zhvillimit të kancerit të gjirit rritet me moshën. Kanceri i gjirit është më i zakonshëm në mesin e grave mbi 50 vjeç që kanë kaluar menopauzën. 8 nga 10 raste të kancerit të gjirit ndodh tek gratë mbi 50 vjeç. Për gratë e moshës midis 50 dhe 70 vjeç, është e këshillueshme të kryejnë ekzaminimet e rregullta për shfaqjen e kancerit të gjirit.
Histori familjare
Nëse ndonjë i afërm ka pasur kancer të gjirit ose kancer ovarian, mund të ketë një rrezik më të lartë të zhvillimit të kancerit të gjirit. Megjithatë, kanceri i gjirit është forma më e zakonshme e kancerit tek gratë, dhe është rastësi që të shfaqet më shumë se një herë brenda të njëjtës familje.
Shumica e rasteve të kancerit të gjirit nuk janë të trashëguara (nuk transmetohen gjenetikisht), edhe pse disa studime kanë treguar se gjenet e caktuara të njohura si BRCA1 dhe BRCA2, mund të rrisin rrezikun e zhvillimit të kancerit të gjirit dhe kancerit ovarian. Është e mundur që këto gjene të jenë transmetueshme nga prindi tek fëmija. Një gjen (TP53) është i lidhur edhe me rrezik të rritjes së kancerit të gjirit.
Gungë e gjirit
Një gungë beninje e gjirit nuk do të thotë që ju keni kancer të gjirit, por disa lloje mund të rrisin rrezikun. Ndryshime të caktuara beninje në indet e gjirit, rrisin mundësinë e zhvillimit të kancerit të gjirit.
Dendësia e gjirit
Gjiri është i përbërë nga mijëra gjëndra të vogla që prodhojnë qumësht. Ky ind i gjëndrave përmban një përqendrim më të lartë të qelizave të qumështit në krahasim me inde të tjera të gjirit, duke e bërë atë më të dendur. Gratë me indet e gjirit më të dendur mund të kenë një rrezik më të lartë të zhvillimit të kancerit të gjirit, sepse ka më shumë qeliza që mund të bëhen kanceroze.
Ekspozimi ndaj estrogjenit
Rreziku i zhvillimit të kancerit të gjirit mund të rritet pak në varësi nga sasia e estrogjenit në trup.
Mbipesha dhe obeziteti
Nëse ju keni kaluar nëpër menopauzë dhe vuani nga mbipesha apo obeziteti, paraqisni një rrezik më të lartë të zhvillimit të kancerit të gjirit. Kjo është e lidhur me sasinë e estrogjenit në trupin tuaj si mbipesha apo obeziteti pas menopauzës shkakton prodhimin e sasive të larta të estrogjenit.
Alkooli
Rreziku i zhvillimit të kancerit të gjirit mund të rritet në varësi nga sasia e alkoolit që konsumojmë. Hulumtimet tregojnë se për çdo 200 gra të cilat zakonisht konsumojnë dy pije në ditë, tri gra janë me kancer të gjirit në krahasim me gratë që nuk konsumojnë alkool fare.
Ekspozimi ndaj rrezatimit
Procedura të caktuara mjekësore që përdorin rrezatim, si radiografi dhe ekzaminimet (CT) pak mund të rrisin rrezikun e zhvillimit të kancerit të gjirit.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.