Mirëqenie

November 27, 2018 | 13:33

Shkaqet e migrenës dhe disa metoda natyrale për kurimin e saj

Migrena është një sëmundje nervore e shoqëruar me luhatje midis ngushtimit dhe zgjerimit të enëve të gjakut që furnizojnë trurin me gjak. Edhe pse kërkimet vazhdojnë për të gjetur shkaktarin e vërtetë të migrenës, akoma nuk është gjetur.

Mendohet që problemi qëndron në sistemin nervor autonom që kontrollon tonusin e vazave të trurit, por ende një teori e tillë nuk është vërtetuar. Ajo që dihet me siguri, është se kjo sëmundje shfaqet shumë rrallë tek meshkujt, pasi është një sëmundje e zakonshme tek femrat.

Por si mund ta reduktojmë sadopak dhimbjen e fortë të kokës që shkakton migrena?

Së pari, duhet të kuptoni se jo çdo dhimbje koke do të thotë se vuani nga migrena. Ka plot sëmundje që shoqërohen me dhimbje koke. Për më tepër që edhe lodhja e zakonshme ndonjëherë na shkakton dhimbje koke, ndaj jo çdo herë që na dhemb koka, do të nisni trajtimin sikur të vuani nga migrena.

Së dyti, mjekësia popullore është munduar të gjejë disa mënyra të thjeshta se si të mund të reduktoni dhimbjet e kokës gjatë krizës së migrenës. Kur ju të ndjeni se keni duar të ftohta, marrje mendsh, shtim të oreksit, pra shenjat paraprake të migrenës, bëni mirë të ndiqni një nga hapat e mëposhtëm:

– Një lugë kafeje me rrënjë të grimcuara të kungullit të egër hidhet në 300 ml ujë dhe zihet për 2-3 minuta. Ena lihet e mbuluar 1-2 orë, pastaj kullohet dhe ëmbëlsohet. Pihet e gjithë sasia herë pas here gjatë ditës. Kjo nuk ka asnjë efekt anësor.

– Një kokërr qepe shtypet bashkë me 1-2 lugë kafeje kripë. Përzierja hidhet në një pecetë dhe vendoset në ballë. Kjo mund të lehtësojë dhimbjen brenda pak sekondave.

– Përgatit kafe pa sheqer. Në filxhanin me kafe hidhen edhe 10-15 pika lëng limoni të freskët dhe përzierja pihet.

– Lëngu i një limoni përzihet me një lugë kafe të bluar në mënyrë të imët. Pasi pihet kjo sasi duhet të qëndroni të shtrirë për pak kohë.

– Fërkohet koka me raki të fortë rrushi ose kumbulle 2-3 herë në ditë për 8 ditë rresht.

 

Burimi / Bota.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top