Mykoza vaginale është variant i vaginitit (inflamacioni i vaginës) i karaketrizuar nga irritim i vaginës, kruajtje dhe rrjedhje vaginale. Kandidoza prek vaginën dhe hyrjen vulvare. Pothuaj 3 në 4 gra referojnë se kalojnë të paktën një infeksion mykotik gjatë jetës së tyre.
6 shkaqet kryesore të infeksioneve mykotike vaginale janë:
Antibiotikët
Antibiotikët mund të vrasin bakteret, megjithatë, nuk mund të përcaktohet me 100% saktësi se cilën bakter shënjestrojnë në trup. Ka 15-20 baktere në vaginë, një pjesë e të cilave janë të mira. Kështu, nëse po mjekoheni me antibiotikë për ndonjë infeksion në lëkurë, këta të fundit mund të vrasin bakteret e mira në vaginë, duke rritur rrezikun për zhvillimin e mykut dhe shfaqjen e një infeksioni vaginal. Një mënyrë për ta luftuar këtë është të pyesni mjekun nëse mund të merrni në të njëjtën kohë edhe probiotikë, për të ruajtur bakteret e mira.
Mbajtja veshur për një kohë të gjatë e veshmbathjeve të lagura ose rrobave të djersitura nga palestra
Lagështia dhe nxehtësia janë ndër faktorët kryesor të zhvillimit të infeksionet vaginale. Ato krijojnë një ambient për zhvillimin e baktereve, prandaj nuk është mirë që t’i mbani veshur rrobat e palestrës për një kohë të gjatë pas stërvitjes. Mjekët gjithashtu rekomandojnë veshjen e rrobave me material pambuku ose poliestër, pasi e thithin djersën dhe nuk shkaktojnë lagështi.
Përdorimi i larësve ose detergjenteve irritues
Përdorimi i një larësi të ri për trupin ose detergjent, sidomos ato me parfum, mund të prishin nivelet e pH në vaginë dhe shkaktojnë irritim ose infeksion mykotik. Detergjenti i ri mund të shkaktojë irritim ose dermatit, që nga ana tjetër shkakton acarim dhe skuqje. Këto simptoma mund të ngatërrohen me infeksionin, për të cilin duhet të merrni antibiotik. Por, nëse nuk një baktere të dëmshme, antibiotiku mund të vrasë ato të mira, duke çuar në zhvillimin e infeksioneve mykotike, të cilat mund të shmangeshin.
Nivelet e larta të estrogjenit
Rritja e niveleve të estrogjenit për shkak të përdorimi të kontraceptivëve oral (sidomoa kur doza e estrogjenit është e lartë), shtatzënisë apo një terapie me estrogjen, mund të bëhet shkak për zhvillimin e infeksioneve mykotike. Kjo ndodh sepse nivelet e lartë të estrogjenit rrisin nivelet e glikocenit (një formë e glukozës) në vaginë, duke çuar në zhvillim të mykut.
Diabeti
Personat që vuajnë nga diabeti janë më të rrezikuar që të zhvillojnë infeksione, sidomos nëse kanë probleme me menaxhimin e niveleve të sheqerit në gjak. Nivelet e larta të glukozës në gjak ushqejnë bakteret e këqija, duke u bërë shkak për zhvillimin e mykut, sidomos në zonat e lagështa të trupit, përfshirë edhe vaginën.
Lubrifikues ose spermicide
Disa njerëz janë të ndjeshëm ndaj lloje të caktuara të lubrifikuesve. Disa prej tyre, sidomos lubrifikuesit me bazë glicerinën, kanë në përmbajtje sheqer, që mund të nxisë zhvillimin e mykut. Disa nga këto lubrifikues nuk përmbajnë vetëm sheqer, por edhe kimikate të tjera që shkaktojnë acarim. Disa gra mund të kenë probleme me lubrifikuesin me bazë silikoni, që zgjat shumë, por mund të shkaktojë ndryshime në zonën vaginale. Ekspertët rekomandojnë që të përdorni lubrifikues me bazë ujin dhe pa glicerinë, nëse rrezikoheni nga infeksionet mykotike.
Burimi / shendeti.com.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.