Fëmijët sot po arrijnë pubertetin më herët duke filluar që nga mosha 7 vjeç, ndërkohë që normalisht fillon rreth moshës 15-vjeçare. Tek gjinia femërore është më e shprehur. Disa nga arsyet pse ndodh kjo i ka listuar edhe vetë New York Times në një artikull:
– Kimikatet ambientale si xenoestrogjenet, që çrregullojne nivelin hormonal, si bisfenol apo si estrogjen sintetik e gjetur në qese plastike, shishe etj. Kimikate si phalatet, PVC ose polyvinil chloride e gjetur në spray flokësh, shampo, parfume, detergjentë etj. Pesticidi DDT ndikon në hormonet seksuale te vajzat. PFOA ose perfluorooctanoic, acid i gjendur tek tiganën (non sticky pan) jo ngjites (gatuani me qeramikë), fluori i gjendur në ujë dhe pasta dhëmbësh ulin nivelin e melatoninës.
– Mungesa e vitaminës D
– Ushqimet me estrogjene sjellin çrregullime hormonale. Këto ushqime rrisin nivelin e estrogjenit dhe ulin nivelin e progesteronit. Disa efekte anësore tek meshkujt: kanë më shumë veçori femërore (tipare, sjellje) dhe tek femrat sjellin probleme si hipotiroidizëm, sëmundje autoimune, lodhje kronike por edhe kancer në vezore, që vijne nga konsumimi i këtyre ushqimeve. Këto ushqime janë soja e modifikuar gjenetikisht ( ështe përdorur fillimisht në Okinawa, Japoni por ata konsumojnë sojë të pa modifikuar gjenetikisht. Soja e modifikuar gjenetikisht rrit riskun për kancer gjiri dhe ovarian. Tek meshkujt sjell impotencë. Pra zgjidhni sojë jo OMGJ.
-Sheqeri rrit nivelet e estrogjenit dhe ul ato të progresteronit
Mishi dhe produktet e qumështit konvencional ( të përpunuara, jo organike). Qumështi i përpunuar ka 20 lloje kimikatesh dhe ilaçe, duke përfshirë hormone të rritjes si RBGH (ilaçe me bazë estrogjeni). Prandaj cikli menstrual vjen më herët (një nga arsyet bazike) pasi këto ushqime kanë ekstra hormone dhe ekstra steroide. Zgjidhni mishin që jeni të sigurtë që ushqeheni me ushqim organik.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.