Askush nuk mendon se goja e thatë është një problem derisa filloni të vini re një mungesë pështyme. Emri mjekësor i kësaj gjendje është kserostomia. Kjo është një simptomë e zakonshme dhe mund të jetë një efekt anësor i marrjes së llojeve të caktuara të ilaçeve. Por mund të jetë edhe si pasojë e problemeve të dhëmbëve, sepse pështyma pastron gojën tuaj nga ushqimet dhe bakteret dhe vepron si pjesë e procesit të tretjes.
Para së gjithash, kserostomia mund të ndodhë për shkak të stresit dhe dehidratimit. Gjëndrat tuaja të pështymës mund të ndalojnë prodhimin e pështymës së mjaftueshme në këto raste. Sipas statistikave, ka 400 barna me recetë që mund të shkaktojnë kserostominë. Kontrolloni efektet anësore nga ilaçet tuaja. Për shembull, qetësuesit e dhimbjeve dhe ilaçet kundër depresionit shpesh kanë këtë efekt anësor.
Kserostomia mund të sinjalizojë edhe ekzistencën e një problemi të tillë si kaviteti… Kur nuk keni pështymë të mjaftueshme, ju nuk mund të neutralizoni acidet në gojën tuaj dhe të pastroni ushqimin dhe bakteret. Goja e thatë mund të jetë sinjal i një infeksioni kërpudhash dhe i candidiasis. Ju mund të keni frymë të keqe dhe gjithashtu vështirësi me gëlltitjen. Ju mund të keni dëmtim të nervit që pengon gjëndrat e pështymës të prodhojnë pështymë.
Nëse jeni përballur me këtë problem, ekzistojnë disa mjete që mund të përdorni për t’u kujdesur për gojën tuaj:
Pini shumë ujë
Dehidratimi është një shkak i zakonshëm i gojës së thatë. Mjekët rekomandojnë të pini 8 gota uji në ditë. Që do të thotë afërsisht 2 litra ujë.
Shmangni pijet me kafeinë.
Siç mund ta vëreni pirja e kafesë ju bën të keni më shumë etje gjatë ditës. Shmangni pijet me kafeinë, sepse kafeina është diuretik që shkakton humbje fluide. Kafeja dhe çaji mund ta përkeqësojnë problemin e gojës së thatë.
Hani ushqim me kos dhe limon
Ushqimi i thartë stimulon gjëndrat e pështymës. Shtrydhja e gjysmë limoni në një gotë uji është zgjidhja perfekte. Por kini kujdes me këtë, sepse acidi nga limoni mund të dëmtojë smaltin e dhëmbëve.
Shmangni përdorimin e produkteve të duhanit
Duhani mund të zvogëlojë prodhimin e pështymës, veçanërisht nëse ju merrni ilaçe në të njëjtën kohë. Gjithashtu, tymi nga cigaret mund të irritojë gjëndrat tuaja të pështymës.
Hani një karamele pa sheqer
Kjo do t’ju japë një lehtësim afatshkurtër. Është gjithmonë më mirë se një karamele normale e cila mund të shkaktojë dëmtim të dhëmbëve.
Mbroni buzët e thata
Përdorni balsam hidratues ose buzëkuq për buzët tuaja. Buzët e thata pothuajse gjithmonë shkaktojnë më shumë siklet nëse keni kserostomi.
Ruajtja e higjienës së mirë në gojë
Kujdesuni për higjienën tuaj orale. Lani dhëmbët tuaj të paktën dy herë në ditë, përtypni çamçakëz pa sheqer, dhe vizitoni rregullisht dentistin tuaj.
Burimi / pernenat.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.