Bota duket më e bukur pas një nate të mirë gjumi. Por, ndodh e kundërta kur gjumi ndërpritet shpesh. Mungesa e gjumit e bën më të vështirë të mendosh dhe më të lehtë të jesh në ankth dhe i irrituar. Ne terma afatgjatë, mungesa e gjumit rrit riskun për obezitet, tension të lartë të gjakut, diabet dhe madje dhe vdekje të parakohshme. Këto e bëjnë të rëndësishme që të zbulosh se çfarë nuk shkon me gjumin tuaj.
- Mosha
Ndonjëherë të rriturit në moshë më të madhe zgjohen herët në mëngjes, edhe pse mendojnë se u duhet të flenë më shumë. Cikli i gjumit mund t’ju ndryshojë në mënyrë dramatike kur jeni më të vjetër, duke ju shkaktuar që t’ju vijë gjumë më herët. Kështu, nëse ju vjen gjumë nga ora 8 e darkës, atëherë do zgjoheni në 4 të mëngjesit.
- Stili i jetesës
Një nga arsyet krysore të një gjumi jo të mirë, është stili i jetesës, ku përfshihen:
Konsumimi i alkoolit brenda 4 orëve para gjumit – ndoshta mund t’ju ndihmojë që të bini më lehtë në gjumë, por mund t’jua prishë gjumin gjatë natës.
Ngrënia pak orë para gjumit – shtrirja me barkun plot mund të shkaktojë refluks, gjë që e bën më të vështirë rënien dhe qëndrimin në gjumë.
Fjetja gjatë ditës – gjumi pasdite ose më vonë mund ta bëjë më të vështirë që të flini natën
Kafeina – kafeina (në kafe, çaj dhe pije me gaz) bllokon një substancë të trurit që quhet adenozinë dhe ju ndihmon të flini.
- Ilaçet që merrni
Disa ilaçe ju shkaktojnë pagjumësi. Disa shembuj janë:
Disa antidepresantë
Bllokuesit beta për të trajtuar tensionin e lartë të gjakut
Ilaçet e të ftohtit dhe kollës që përmbajnë alkool
Kortikosteroidet që trajtojnë inflamacionin dhe astmën
- Një problem shëndetësor
Shumë probleme kronike të shëndetit mund të kenë efekte negative në gjumin tuaj. Disa nga më të shpeshtat janë:
Ankthi apo depresioni – shqetësimi apo humori i keq mund ta bëjnë të vështirë rënien dhe qëndrimin në gjumë.
Gjëndra e zmadhuar e prostatës – nevoja për të urinuar gjatë natës mund të zgjojë personat me këtë problem.
Dhimbja kronike – është e vështirë të flesh kur ke dhimbje.
Neuropatia – therjet, mpirja apo dhimbja në duar dhe këmbë mund të bëjë që të zgjoheni shpesh natën.
Apnea e gjumit – gërhitja e zhurmshme dhe zgjimet e shpeshta gjatë natës mund të jenë shenja që vuani nga apnea e gjumit.
- Çfarë mund të bëni?
Ndryshoni ato pjesë të stilit të jetesës që mund të jenë duke ju shkaktuar pagjumësi.
- Zgjohuni në të njëjtën kohë çdo ditë.
- Shmangni pajisjet elektronike rreth dy orë para gjumit.
- Flini në një dhomë të freskët, të qetë dhe të errët.
Burimi / shendeti.com.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.