Studim

September 21, 2018 | 10:24

Shkatërrimi i qenies njerëzore gjendet në tru, kultura mund të na shpëtojë

Shkatërrimi i qenies njerëzore është shkruar në pjesën më antike të trurit, i cili është programuar që të jetë një “grabitqar i botës” dhe vetëm kultura mund të shënojë një ndryshim radikal të kësaj tendence, sipas përfundimeve nga një studim italian i publikuar në revistën shkencore “Biological Theory” dhe të kryer nga Paolo Rognini, i departamentit të Shkencave Politike të Universitetit të Pizas.

“Po zbulojmë se kafka jonë mban pjesë të trurit që ende japin reagime antike, që nuk i përshtaten epokës ku jetojmë”, tha studiuesi.

“Në praktikë, kemi disa sjellje, mbetje nga reagimet arkaike, që do të na bëjnë të shkatërrojmë planetin dhe për pasojë veten tonë, duke realizuar kështu një version krejtësisht të pazakontë të evolucionit, vetëshkatërrimin e llojit”, shtoi ai.

Studiuesi e konsideron trurin si një “program rudimentar”, një program i gjeneruar në fillim të historisë së njerëzve dhe që sot nuk është më i përshtatshëm për t’iu përgjigjur informacioneve të një ambienti krejtësisht të ndryshëm.

“Jemi mbartës të një sjellje grabitqare në raport me botën që na rrethon”, thotë Rognini.

Për këtë arsye është e domosdoshme që të ndryshohet menjëherë, një perspektivë e re që vjen nga afatet e gjata të evolucionit.

“Nuk mund të presim 300 000 vite, pra vetëm duke modifikuar kulturën tonë nuk do të zhdukim qenien njerëzore”, theksoi ai.

 

Burimi / ata.gov.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top