Mirëqenie

January 20, 2021 | 8:18

Shkëmbimi i puthjeve, 11 fakte që mbase nuk i dini nga buzët tuaja

6 korriku është Dita Ndërkombëtare e Puthjeve, dhe nëse puthni ata që doni, apo puthni një shenjë për fat të mirë, këtu janë 11 fakte që mbase nuk i dini nga buzët tuaja:

2

1.Të puthesh ju bën mirë

Disa nga përfitimet e puthjes: mund t’ju ndihmojë në uljen e dermatitit dhe njollave. Mund të ndihmojë gjithashtu në luftimin e prishjes së dhëmbëve sepse pështyma shtesë që prodhoni pastron gojën tuaj. Puthja për një minutë mund të djegë deri në 26 kalori dhe kur praktikohet rregullisht, puthja mund të shtojë edhe disa vjet në jetën tuaj. Një studim pohoi se burrat që puthin gratë e tyre çdo mëngjes para se të nisen për në punë jetojnë pesë vjet më shumë se ata që nuk e bëjnë.

 

2.Puthja, gjithashtu, mund të përçojë edhe mikrobe

Një puthje e lehtë mund të përmbajë deri në 80 milion baktere të reja dhe puthjet e shpeshta mund të ndryshojnë mikrobiomën tuaj. Por kërkimet në zhvillim sugjerojnë që ndarja e mikrobeve mund të ofrojë disa përfitime të shëndetshme.

 

3.Shpenzojmë deri në dy javë të jetës tonë duke dhënë puthje

Mesatarisht, njerëzit kalojnë rreth 336 orë duke u mbllaçitur – kjo është shumë e tepërt për buzët.

 

4.Puthja më e gjatë në një film zgjati më shumë se tre minuta

Aktorët Necar Zadegan dhe Traci Dinwiddie bashkuan buzët për një vendosje rekord tre minuta dhe 23 sekonda në filmin e vitit 2010, Elena Undone.

 

5.Puthjet më të gjata të botës reale zgjasin shumë

Në vitin 2013, çifti Thai Ekkachai dhe Laksana Tiranarat thyen rekordin e tyre botëror me puthjen e tyre prej 46 orësh, 24 minuta dhe 9 sekonda, në vitin 2011. Ata u puthën pa pushim për rreth 58 orë, 35 minuta e 58 sekonda, që mundi rekordin ekzistues (mbajtur nga një çift tjetër Thai) me gati tetë orë.

3

6.Ligjet Arcan-e vazhdojnë të jenë nëpër libra

Në Indiana është e paligjshme për burrat me mustaqe të puthin një qenie njerëzore. Në Logan County të Kolorados, një burrë është i ndaluar të puthë një grua ndërsa ajo është në gjumë. Dhe në Hartford, Connecticut, burrat me sa duket janë të ndaluar të puthin gratë e tyre ditën e diel.

 

7.Buzët janë si flokët e dëborës

Ashtu si me kristalet e ftohta dhe shenjat e gishtave të njeriut, asnjë përshtypje e buzëve nuk është e njëjtë.

 

8.Puthjet franceze ndodhen në fjalor

Termi “puthje franceze” ka ekzistuar që nga koha e Viktorias dhe u shfaq për herë të parë në shtyp në një libër të epokës së Luftës së Parë Botërore, i quajtur Private Lindner’s Letters: Censored and Uncensored. Mendimi ishte që francezët ishin ekspertë të romancës pasionante. Në Francë, ata e quajnë ¨it baiser amoureux¨ (puthje dashurie) ose ¨baiser avec la langue¨ (puthje me gjuhë). Fjala galocher, folja për “të puthësh me gjuhë”, u shtua në fjalorët frëngjisht në 2014.

 

9.Një puthje vajti deri aty ku nuk pritej të shkonte

Puthja e parë ndërracore në televizion u shfaq në një episod të 1966 të Star Trek. Fillimisht, skenari bëri thirrje që Spock (Leonard Nimoy) dhe Toger Uhura (Nichelle Nichols) të mbyllnin buzët, por sipas Nichols, Bill Shatner tha – ¨Oh jo! Nëse dikush do të puth Nichelle, do të bëhu unë!¨ Dhe kështu ata e rishkruan atë dhe ne të gjithë qeshëm për të. Posta e tifozëve ishte jashtëzakonisht pozitive, dhe një tifoz i veçantë dallohet për Nichols.

 

Përgatiti Gea Veizi, maturante, gjimnaze “P.N.Luarasi” / Burimi mentalfloss.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top