Në fokus

June 7, 2016 | 8:21

Shkenca konfirmon: 55 nga 1668 sëmundje janë të lidhura ngushtë me muajin e lindjes

Shkencëtarët kanë zbuluar se 55 nga 1668 sëmundje janë të lidhura ngushtë me muajin e lindjes së pacientëve.

Shkencëtari Nikola Taloneti së bashku me ekipin e tij të studiuesve në Qendrën Mjekësore të Columbia zhvilluan një hulumtim mbi lidhjen mes muajit të lindjes dhe ndjeshmërisë së zhvillimit të sëmundjeve të caktuara.

Ata gjetën se 55 nga 1668 sëmundje të diagnostikuara janë të lidhura ngushtë me muajin e lindjes së pacientëve, dhe sipas Talonetit, kjo nuk është një rastësi.

Shkencëtarët zbuluan një lidhje midis 16 sëmundjeve dhe muajin e lindjes, dhe shumica e tyre ishin të lidhura me sëmundjet e zemrës.

Sipas hulumtimit të kryer në 1,7 milionë njerëz, njerëzit e lindur në janar ka të ngjarë të vuajnë nga hipertensioni, ata që kanë lindur në shkurt janë të ndjeshëm ndaj dridhjeve atriale, disa parregullsi në normën e zemrës (aritmi kardiake).

Për më tepër, është vërtetuar se ata që kanë lindur në pranverë, p.sh në mars, janë të prirur për arteriosklerozë, ndërsa të lindurit në muajin prill janë të ndjeshëm ndaj astmës.

Nga ana tjetër, tetori është i lidhur me sëmundje mendore, nëntori me infeksione të shpeshta, dhe dhjetori me bronkit.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top