“Babai është i dobishëm në formësimin e personalitetit të fëmijës dhe se si do të zhvillojë shumë karakteristika në moshë të rritur. Fëmijët e refuzuar ndihen njësoj sikur të kishin një dhimbje fizike”.
Që dashuria e nënës është thelbësore për jetën e çdo fëmije, për këtë nuk ka asnjë dyshim. Por cili është roli i babait në këtë histori? Një studim i kohëve të fundit ka treguar se prania e tij është thelbësore në formimin e personalitetit të fëmijës dhe se si do të zhvillojë karakteristika të ndryshme në moshë madhore.
Sipas studiuesve, të cilët vlerësuan 36 artikuj që përfshinë më shumë se 10,000 njerëz, duke përfshirë fëmijët dhe të rriturit, refuzimi i babait ka një ndikim të dukshëm, sepse së pari është më i zakonshëm se nëna. Dhe gjithashtu për shkak se figura e mashkullit lidhet me prestigjin dhe fuqinë, domethënë për fëmijën, është sikur të ishte harruar ose neglizhuar nga dikush të cilin të gjithë e konsiderojnë të rëndësishëm.
Tani vjen pjesa më e trishtuar
Studimi tregoi se kur fëmijët ndihen të refuzuar është njësoj sikur të kishin një dhimbje të vërtetë fizike. Pjesët e trurit që aktivizohen kur ndihen të refuzuar janë të njëjtat me ato që aktivizohen kur lëndohen, me një ndryshim: dhimbja psikologjike mund të zgjas për vite me radhë, duke çuar në pasiguri, armiqësi dhe tendencë për agresivitet.
Lajm i mirë është se një prind i pranishëm dhe i dashur ka efekt të kundërt në formimin e personalitetit të fëmijës: fëmija rritet i lumtur, i sigurt dhe i aftë për të vendosur më lehtë lidhje emocionale kur të rriten.
Burimi / italiafeed.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.