Në fokus

January 15, 2019 | 9:55

Shkenca konfirmon: Fëmijët që janë dhunuar fizikisht kanë më shumë gjasa të bëhen të rriturit të dhunshëm

Rritja e një fëmije zakonisht nënkupton t’i mësoni atij të respektojë kufijtë. T’i tregoni atij dallimin mes të drejtës dhe të gabuarës dhe t’i mësoni se çdo veprim ka pasoja.

Nga lindi ideja e rrahjes së fëmijëve?

Disa njerëz mbështeten tek, libri i Biblës, ku thuhet se njeriu që “shpëton shkopin” nuk i do fëmijët e tij. Koncepti, megjithatë, mund të ketë origjina të tjera historike dhe zhyt rrënjët e tij në epokën e tregtisë së skllevërve që u ndëshkuan me përdorimin e rripave.  Pavarësisht se nga rrjedh koncepti, e vërteta është ende e njëjtë; shumë prindër përdorin goditjen si një metodë dënimi për të disiplinuar dhe korrigjuar sjelljen e fëmijëve të tyre.

Sa e rrezikshme mund të jetë një rrahje?

Sipas një studimi të publikuar në Journal of Pediatrics, rrahja mund të bëjë që fëmijët tuaj të jenë të dhunshëm me partnerët e tyre nesër.

Autori Jeff Temple, profesor i psikiatrisë në Universitetin Mjekësor të Teksasit, shpjegon se studimi i tij është bërë në bazë të informacionit të mbledhur pas intervistimit të 758 djemve mes moshës 19 dhe 20 vjeç të cilët u pyetën se sa shpesh janë rrahur kur ishin fëmijë si një formë dënimi.

Djemtë që kishin vuajtur dënime më intensive fizike kishin më shumë gjasa të ishin të dhunshëm gjatë një marrëdhënieje.  Profesor Temple argumenton se pa marrë parasysh nëse dhuna është dhënë si një formë e abuzimit me dashje ndaj një fëmije ose thjesht si mjet korrektimi disiplinor, padyshim do ta bëjë fëmijën tuaj të jetë i dhunshëm kur të jetë i rritur.

Sa prindër pajtohen me këtë formë disiplinimi?

Në vende si Shtetet e Bashkuara nuk është e paligjshme të ndëshkohen fizikisht fëmijët në shtëpitë e tyre dhe shumë prindër preferojnë të përdorin metodën e ndëshkimit trupor. Që nga viti 1986, Qendra Kombëtare e Hulumtimit të Opinionit (NORC) e Universitetit të Çikagos ka mbledhur informacione nëpërmjet sondazheve, duke pyetur prindërit që “pajtohen fuqimisht se nganjëherë është e nevojshme të disiplinohen fëmijët e tyre me një goditje të mirë”.

Të dhënat e mbledhura në vitin 2016 tregojnë se 73.6% e përgjigjeve janë në pajtim të plotë ose pajtohen me përdorimin e kësaj metode edukimi.

Një artikull i publikuar në vitin 2007 në faqen e internetit të Kolegjit Amerikan të Pediatërve pajtohet me këtë ideologji dhe pohon se dhuna disiplinuese mund të jetë efektive nëse përdoret siç duhet.

Prindërve u këshillohet që të mos mbështeten tek dhuna vetëm për të korrigjuar sjelljet e fëmijëve të tyre, por nëse gjithçka tjetër nuk funksionon, kjo mund të jetë një zgjidhje e mirë. Megjithatë, tregohet se dhuna për qëllime disiplinore është më efektive tek fëmijët e moshës 2 deri në 6 vjeç.

 

Burimi / fabiosa.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top