Në fokus

January 12, 2019 | 9:08

Shkenca konfirmon: Plakja luftohet përmes kërcimit

Disa sondazhe kanë treguar përfitimet që sjell aktiviteti fizik për të luftuar dëmtimin e lidhur me moshën, por tani mësohet se kërcimi sjell më shumë përfitime se aktivitetet e tjerë. Lëvizja nën ritmin e muzikës zvogëlon rrezikun e kontraktimit të sëmundjeve shumë serioze, si për shembull sëmundja Alzheimer.

Plakja është e pashmangshëm. Gjithashtu të pashmangshme janë edhe pasojat fizike dhe mendore që kjo sjell. Ajo që është e mundur është të ngadalësohet përkeqësimi i aftësive njohëse. Me këtë qëllim, shkencëtarët nga Qendra Gjermane për Sëmundjet Neurodegenerative dhe institucionet e tjera gjermane, kanë ndërmarrë një studim që synon të tregojë se personat e moshuar që ushtrohen rregullisht, ngadalësojnë proceset e plakjes së trurit.

Dhe ata arritën në përfundimin se midis të gjitha llojeve të ushtrimeve, kërcimi është ai që ka efektin më të thellë përfitues.

“Ushtrimi ka efektin e ngadalësimit ose të kundërveprimit të përkeqësimit të moshës në aftësitë mendore dhe fizike. Në këtë studim kemi treguar se dy lloje të ndryshme të ushtrimeve fizike, kërcimi dhe trajnimi i forcës, rrisin hapësirën e trurit që i nënshtrohet plakjes dhe përmirëson ekuilibrin”, shpjegoi Dr. Kathrin Rehfeld, udhëheqësi i studimit.

Studimi përdori dy grupe të moshuarish: grupi i parë, i dedikuar për kërcim, përbëhej nga 14 njerëz të moshës 67-71 vjeç dhe grupi i dytë i ushtrimeve fizike, përbëhej nga 12 njerëz të moshës 68-71 vjeç.

Më pas pjesëmarrësit morën pjesë në kurse javore që zgjati 18 muaj. Grupi i parë ka mësuar hapa kërcimi dhe koreografi, i dyti ka mësuar trajnime forcë dhe fleksibiliteti.

Megjithëse hulumtimet e mëparshme kanë treguar se stërvitja në përgjithësi mund të luftojë rënien njohëse të moshës, nuk dihet nëse një lloj i caktuar i stërvitjes mund të jetë më i mirë se një tjetër në këtë drejtim.

Gjatë kursit, të dy grupet treguan një rritje të vëllimit në rajonin hipokampus të trurit. Kjo zonë e veçantë është ajo që i nënshtrohet përkeqësimit të trurit me rritjen e moshës (dhe luan një rol kyç në kujtesën, mësimin dhe balancimin).

Për të thelluar këtë aspekt, hulumtuesit shpërndanë rutinat e ndryshme të stërvitjes për vullnetarët në varësi të grupit që ata i përkisnin: trajnimi fizik tradicional i përbërë nga ushtrime të përsëritura (të tilla si çiklizmi), grupi i kërcimit, nga ana tjetër, hasi një sfidë të re kërcimi çdo javë.

“Çdo javë pjesëmarrësit ndryshuan zhanrin e kërcimit: tango, kërcim latin… Në këtë mënyrë hapat, lëvizjet e krahëve, shpejtësia dhe ritmet ndryshuan dhe duhej të mësoheshin përmendësh …” shpjegon Dr. Rehfeld.

Në fund të studimit, përmirësimi i simptomave njohëse në lidhje me moshën e grupit të vallëzimit, ishte dukshëm më të larta se ajo e fituar nga grupi i dytë.

Në përfundim:

“Aktiviteti fizik ndihmon në kompensimin e faktorëve të ndryshëm të rrezikut dhe zvogëlon rënien e moshës. Sfidat e reja për trupin dhe mendjen, rrisin përfitimet që ai sjell.”

 

Burimi / ognigiornomagazine.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top