Në fokus

March 13, 2019 | 8:30

Shkenca konfirmon: Të folurit me veten është zakon i njerëzve inteligjentë

A flisni shpesh me veten tuaj? Është një zakon vullnetar që e ka shumica dhe që mund të zbulojë shumë për aftësitë tona intelektuale. Deri kohët e fundit, shkenca nuk dinte shumë për këtë zakon. Albert Ajnshtajni ka folur shpesh me vete, siç e ka pranuar dhe vetë ai.

Një studim shkencor i kohëve të fundit, i botuar nga revista Elite Daily, konfirmoi se biseda me veten nuk është një zakon negativ dhe jo gjithmonë është i lidhur me problemet mendore (siç është skizofrenia).

Duke folur me vetveten, truri funksionon më mirë. Në veçanti, duke folur me zë të lartë na ndihmon të forcojmë kujtesën tonë, të organizojmë mendimet dhe të arrijmë qëllimet tona. Gjithashtu ushqen vetëbesim. Psikologët Daniel Swingley dhe Gary Lupyan, dijetarët që kryen këtë hulumtim, thonë këtë.

“Të flasësh me veten, do të thotë të jesh i vetëmjaftueshëm. Njerëzit që kanë këtë zakon janë shumë kompetentë.”

 

 

Burimi / http://www.rimedio-naturale.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top