Studim

February 22, 2018 | 9:30

Shkenca shpjegon: Ja pse njerëzit shumë inteligjentë preferojnë të rrinë vetëm

Shkencëtarët kanë një ide mjaft të mirë për atë që i bën njerëzit të lumtur. Ushtrimi njihet si një faktor që redukton ankthin ju ndihmon të relaksoheni. Gjithashtu reduktimi i përdorimit të mediave sociale përmirëson mirëqenien tuaj emocionale. Qëndrimi në natyrë po ashtu na sjell gëzim. Dhe, për shumicën e njerëzve, të qenit rreth miqve na bën të ndihemi të kënaqur.

Nëse nuk jeni shumë inteligjentë, miqtë do t’ju bëjnë më të lumtur.

Kjo shprehje mjaft habitse mbështetet në hulumtime. Në një botim të publikuar në British Journal of Psichology, Norman Li dhe Satoshi Kanazawa shpjegojnë pse njerëzit shumë inteligjentë përjetojnë kënaqësi më të ulët të jetës kur shoqërohen më shpesh me miqtë e tyre.

Ata bazuan gjetjet e tyre në psikologjinë evolucionare, duke sugjeruar inteligjencën e evoluar si një cilësi për zgjidhjen e sfidave unike. Anëtarët më inteligjentë të një grupi ishin më të aftë për të zgjidhur problemet vetë pa pasur nevojë për ndihmë nga miqtë e tyre.

Njerëzit janë më të lumtur me miqtë derisa kemi evoluar në këtë mënyrë, por njerëzit më inteligjentë ishin më të lumtur vetëm.

Sa inteligjenca, dendësia e popullsisë dhe miqësia ndikojnë në lumturinë moderne

Hulumtuesit dolën në përfundimi pas analizimit të përgjigjeve të anketës nga 15,197 persona të moshës 18 dhe 28 vjeç. Ata morën të dhënat e tyre si pjesë e Studimit Kombëtar Longitudinal të Shëndetit Adoleshent, një studim që mat kënaqësinë e jetës, inteligjencën dhe shëndetin.

Një nga gjetjet kryesore të tyre ishte: “Analiza të dhënave zbuloi se të qenit rreth turmave të dendura njerëzish zakonisht çon në pakënaqësi, ndërsa shoqërimi me miqtë zakonisht çon në lumturi – d.m.th, përveç rastit nëse personi në fjalë është shumë inteligjent”.

Kjo është e drejtë: shoqërimi me shokët rezulton në rritjen e nivelit të lumturisë nëse nuk jeni një person me të vërtetë i zgjuar.

“Teoria savana e lumturisë”

Autorët shpjegojnë gjetjet e tyre duke u thirrur në “teorinë e savanës së lumturisë”, e cila bazohet në idenë se kënaqësia e njerëzve mbështetet jo vetëm në atë që po ndodh në të tashmen, por edhe në mënyrën se si paraardhësit tanë mund të kenë reaguar në të tashmen.

Teoria vjen nga psikologjia evolucionare dhe argumenton se truri i njeriut është projektuar dhe është përshtatur me kushtet e mjedisit para se të krijohet një shoqëri. Prandaj, studiuesit argumentojnë se truri ynë nuk është i përshtatshëm për të kuptuar dhe për t’iu përgjigjur kushteve unike të shoqërisë moderne.

Ata analizuan dy faktorë kryesorë që janë unikë për epokën bashkëkohore:

Dendësia e popullsisë

Sa shpesh njerëzit shoqërohen me miqtë e tyre

Sipas studiuesve, sot shumë njerëz jetojnë në vende me një densitet më të lartë se sa paraardhësit tanë do të kishin jetuar dhe do të shpenzonin më pak kohë me miqtë sesa paraardhësit tanë. Prandaj, shumica e njerëzve do të bëhen më të lumtur duke jetuar sipas asaj që është e natyrshme për ta: të jenë të rrethuar nga më pak njerëz dhe të kalojnë më shumë kohë me miqtë.

Megjithatë, sipas studiuesve, kjo nuk vlen për njerëzit shumë inteligjentë.

“Në përgjithësi, individët më inteligjentë kanë më shumë gjasa të kenë preferenca dhe vlera ‘të panatyrshme’ që paraardhësit tanë nuk i kishin”, thotë Kanazawa. “Është jashtëzakonisht e natyrshme që njerëzit të kërkojnë dhe dëshirojnë miqësi, si rezultat, individët më inteligjentë ka më pak gjasa t’i kërkojnë”.

Ata gjithashtu gjetën se njerëz shumë inteligjentë mendojnë se nuk përfitojnë aq shumë nga miqësitë dhe megjithatë socializohen më shpesh sesa njerëzit më pak inteligjentë.

Shpjegimi i studimit se njerëzit shumë inteligjentë duan të jenë vetëm

Çështja kryesore për kërkuesit është se pse njerëzit kanë përshtatur cilësinë e shërbimit të fshehtë.

Psikologët evolucionistë besojnë te inteligjenca e evoluar, si një tipar psikologjik për të zgjidhur probleme të reja. Për paraardhësit tanë, kontakti i shpeshtë me miqtë ishte një domosdoshmëri që i ndihmoi ata për të siguruar mbijetesën. Megjithatë, duke qenë shumë inteligjentë, një individ ishte në gjendje të zgjidhë sfidat pa pasur nevojë për ndihmë nga dikush tjetër. Kjo pakësoi rëndësinë e miqësisë me ta.

Prandaj, një shenjë e dikujt që është shumë inteligjent është në mënyrë unike të jetë në gjendje të zgjidhë sfidat pa ndihmën e grupit.

Historikisht, njerëzit kanë jetuar në grupe prej rreth 150 vetash: fshati i zakonshëm neolitik ishte i kësaj madhësie. Nga ana tjetër, qytetet urbane me popullsi të dendur besohet të nxjerrin izolim dhe depresion, sepse e bëjnë të vështirë forcimin e marrëdhënieve të ngushta.

Megjithatë, një vend i zënë dhe i alienuar ka më pak ndikim negativ tek njerëzit më inteligjentë. Kjo mund të shpjegojë pse njerëzit shumë ambiciozë lëvizin nga zonat rurale në qytete.

“Në përgjithësi, zonat urbane kanë një mesatare inteligjence më të lartë sesa zonat rurale, ndoshta sepse individët më inteligjentë janë më të aftë të jetojnë në mjedise ‘të panatyrshme’ me dendësi të lartë të popullsisë”, thotë Kanazawa.

Kjo nuk do të thotë se nëse juve ju pëlqen të jeni të rrethuar nga miqtë, nuk jeni shumë inteligjentë

Është e rëndësishme të theksohet se korrelacioni në gjetjet e hulumtimit nuk do të thotë shkak. Me fjalë të tjera, këto gjetje kërkimore nuk do të thotë që nëse ju pëlqeni të jeni rreth miqve tuaj atëherë nuk jeni shumë inteligjentë.

Ndërkohë që njerëzit shumë inteligjentë mund të jenë përshtatur për të qenë më rehat në zonat me densitet të lartë të popullsisë, shumë inteligjentë mund të jenë edhe “kameleonët”, njerëz të cilët janë të kënaqur në shumë situata.

Përgatiti: Brikela Daci / Burimi / /ideapod.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top