Shumë prej nesh ndjehen fajtorë që i detyrojnë fëmijët të hanë perime kundrejt një pagese. Por tani, shkenca thotë se, pak rryshfet nuk është një gjë e keqe!
Një studim i publikuar nga “Journal of Health Economics” thotë se, përdorimi si stimul i të hollave është një mënyrë shumë efektive për të nxitur zakonet e ushqimit shëndetshëm.
Gjatë 18 muajve, studiuesit morën në shqyrtim 8000 nxënës në 40 shkolla fillore. Çdo studim u zhvillua për tre deri në pesë javë.
Studiuesit zbuluan se shumë fëmijë vazhdonin me këto zakone të reja të shëndetshme të të ngrënit, pavarësisht nga fakti se fëmijëve iu ndërpre pagesa në një moment të caktuar.
Pyetja është: A do të funksionojë në tryezën tuaj? Provojeni!
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.