Këshilla & Arsye

September 16, 2016 | 9:50

Shkenca vërteton, ne trashëgojmë inteligjencën nga Nënat tona

Sipas një studimi të publikuar në “Psychology Spot” gjenet tona sillen ndryshe në varësi të prejardhjes, nga nënat tona ose etërit tanë – dhe janë ato të cilat përcaktojnë se inteligjenca e fëmijëve vjen vetëm nga nënat.

I përshkruar si “gjen i kushtëzuar,” këto gjene sillen ndryshe në varësi të origjinës së tyre.

Gjenet që kontrollojnë se sa të zgjuar ne jemi mund të gjenden në kromozomin X. Gratë kanë dy prej tyre, ndërsa burrat kanë vetëm një të tillë. Pra, ju keni dy herë më shumë gjasa të trashëgoni zgjuarsinë nga mamatë tuaja.

Në fakt, edhe në qoftë se babai juaj do t’ju kalojë disa nga këto gjene të inteligjencës, ata nuk kanë ndonjë ndikim në IQ tuaj, pasi ata do të funksionojnë vetëm nëse vijnë nga ana e nënës.

Autorët thonë se, “Nëse i njëjti gjen është trashëguar nga babai, ‘çaktivizohet’.”

Jo vetëm gjenetika ndikon në inteligjencën e fëmijëve.

Studimet e mëparshme kanë treguar se fëmijët të cilët kanë një lidhje të fortë emocionale me nënat e tyre kanë tendencë të jenë intelektualisht më të avancuar – dhe arsyeja pse është mjaft e ëmbël.

Kjo lidhje e fortë thuhet se u jep fëmijëve një ndjenjë të sigurisë, e cila inkurajon ata për të eksploruar më tej mbi mistere dhe problem, pa hequr dorë.

Një tjetër arsye përse nënat tona meritojnë një “faleminderit”, atëherë …

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top