Në fokus

January 10, 2017 | 12:06

Shkencërisht e provuar: Sa më shumë kohë të kaloni me prindërit, aq më gjatë ata jetojnë

Shkencëtarët shpesh na inkurajojnë me zbulime të mahnitshme dhe të rëndësishme. Për shembull, hulumtuesit nga Universiteti i Kalifornisë kanë gjetur kohët e fundit se si të ndikoni në jetëgjatësinë e prindërve. Receta është shumë e thjeshtë.

Të dashurit tanë kanë aq shumë nevojë për vëmendjen tonë.

1

Vetmia luan një rol kyç në përshpejtimin e procesit të plakjes dhe vdekshmërinë. Shkencëtarët vëzhguan gjendjen e 1,600 njerëzve të moshuar, me një moshë mesatare prej 71 vjeç. Faktorë të tillë si, shëndeti dhe statusi socio-ekonomik nuk janë marrë parasysh. Vetëm vetmia.

Gjatë 6 viteve të hulumtimit, vetëm 14% e të moshuarve, që vizitoheshin vazhdimisht nga të afërmit e tyre kanë vdekur, në krahasim me 23% të pjesëmarrësve, pa vizitorë familjar.

Duke u plakur njerëzit u japin më shumë rëndësi marrëdhënieve me familjen e tyre. Në të njëjtën kohë, fëmijët dhe nipërit kërkojnë më pak komunikimin me brezin e vjetër.

Në përgjithësi, njerëzit e moshuar janë më tolerant me të metat e miqve dhe të afërmve të tyre. Ata janë gjithmonë të gatshëm për të ndarë përvojën e tyre me urtësi, si dhe të tregojnë se cilat gjëra janë me të vërtetë me vlerë.

Përveç këtyre, ata thjesht kanë nevojë për përqafimin tonë. Për këtë arsye, është e rëndësishme të kujtoni se sa kohë ata kanë dhënë dhe vazhdojnë të na japin dhe sa ata kanë nevojë për kujdes dhe vëmendjen tonë. Vetëm disa orë në javë, vetëm një telefonatë në ditë, do të rrisë shanset e tyre për të jetuar më gjatë dhe të lumtur.

2

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top