Shkencëtarët janë duke u bërë thirrje njerëzve të dhurojnë trurin e tyre pas vdekjes. Qëllimi i studiuesve është zbulimi i trajtimeve të reja për çrregullimet mendore dhe neurologjike.
Truri i njeriut është sa i bukur aq edhe kompleks. Ky organ është një mishërim fizik i sjelljes sonë dhe kush ne jemi. Vitet e fundit shkencëtarët kanë bërë lidhjet midis formës së trurit dhe çrregullimeve mendore dhe neurologjike.
Më shumë se 3000 masa të trurit ndodhen në Qendrën e Studimit të Trurit në një spital në Boston. Shumica e mostrave u përkasin njerëzve që kanë humbur jetën dhe kanë vuajtur nga problemet mendore.
Por, ka një problem. Shkencëtarët në Spitalin McLean dhe banka të trurit në të gjithë botën nuk kanë mostra të mjaftueshme për komunitetin kërkimor.
Shkenctarët thonë se mungesa e indit të trurit po mban peng zhvillimin e teknikave për trajtimet e shëndetit mendor.
Një grua ka vendosur të dhurojë trurin e motrës së saj të vdekur. Ajo vuante nga skizofrenia.
Ajo shpreson se donacioni i saj do të ndihmojë studiuesit të gjejnë një kurë dhe është duke u bërë thirrje të tjerëve të bëjnë të njëjtën gjë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.