Imagjinoni nëse të gjithë njerëzit që vuanin nga miopia ose një problem në kornea të mund t’i trajtonin thjesht duke hedhur disa pika në sy, pa pasur nevojë të bënin një operacion?
Brenda një kohe shumë të shkurtër kjo do të jetë e mundur, pasi një ekip shkencëtarësh izraelitë kanë krijuar një solucion të patentuar të quajtur “nanodrops”. Risia u zhvillua nga oftalmologët e Universitetit të Bar-Ilan dhe Shaare të cilët premtuan se ky solucion korrigjon miopinë dhe kuron gradualisht kornean e dëmtuar.
“Nanodrops” tashmë janë testuar në derra dhe rezultati ka qenë pozitiv, pritet që deri në fund të vitit, mund të testohet edhe tek njerëzit. Dhe risia nuk ndalet me kaq! Pikat e syve gjithashtu do të ndihmojnë ata që kanë nevojë të mbajnë syze multifocale, pasi ato do të jenë gjithashtu në gjendje të trajtojnë këtë lloj problemi vizual.
Operacioni do të ishte i ngjashëm me këtë metodë: pacientët shkarkojnë një aplikacion në smartfonin e tyre, matin thyerjen e syve, krijojnë një model lazer dhe një model optik në sipërfaqen e kornesë të syve të tyre dhe pastaj fillojnë trajtimin me pika.
Një nga mjekët e përfshirë në këtë hulumtim, Dr. David Smadja, tha se ende nuk janë të sigurt se sa kohë nevojitet për të korrigjuar problemet e vizionit, por nëse del efektiv, trajtimi do të jetë një metodë revolucionare për të përmirësuar vizionin.
Ai gjithashtu dha një fjalim në një konferencë mjekësore në Jerusalem, ku morën pjesë mbi 350 njerëz, duke përfshirë mjekë dhe infermierë, të cilët theksuan rëndësinë e këtij inovacioni që është miratuar për t’u aplikuar tek njerëzit.
Burimi / emozionifeed.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.