Studim

April 18, 2018 | 9:06

Shkencëtarët japonezë po zhvillojnë një Test urine, për zbulimin e kancerit

Shkencëtarët po zhvillojnë një test që zbulon kancerin nga mostrat e urinës së pacientit.

Kompania inxhinierike Hitachi, e cila zhvilloi teknologjinë dy vjet më parë, do të analizojë 250 mostrat e urinës për kancerin e gjirit, zorrës së trashë dhe format e sëmundjes së fëmijëve, së bashku me Universitetin Nagoya në Japoninë qendrore.

Zëdhënësi i kompanisë Chiharu Odaira tha: ‘Nëse kjo metodë vihet në përdorim praktik, do të jetë shumë më e lehtë për njerëzit që të bëjnë një test të kancerit, pasi nuk do të kenë nevojë për të shkuar në një qendër shëndetësore për të kryer një test gjaku’.

Ai shtoi se fëmijët e vegjël do të përfitojnë veçanërisht nga metoda e diagnozës, e cila mund të jetë e disponueshme në vitin 2020, për shkak se shumë prej tyre shpesh kanë frikë nga gjilpërat.

Teknologjia punon duke zbuluar materialet e mbeturinave në mostrat e urinës që veprojnë si ‘biomarkues’ për format e sëmundjes, sipas një deklarate të Hitachi.

Ajo synon të përmirësojë zbulimin e hershëm të kancerit, të shpëtojë jetën dhe të ulë kostot mjekësore dhe sociale të trajtimit, sipas Z. Odaira.

Eksperimentet që vlerësojnë saktësinë e metodës fillojnë këtë muaj dhe përfundojnë në shtator.

Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / http://www.dailymail.co.uk

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top