Ata janë kryesisht meshkuj, të lindur në gjysmën e parë të viteve gjashtëdhjetë. Ata fitojnë rreth 30–49 mijë dollarë në vit. Dhe, me profesion, janë shkencëtarë. Realizimi i identikitit të atyre që janë inovatorë të dijeve njerëzore është bërë i mundur në sajë të të dhënave të Anketës Ndërkombëtare të Autorëve Shkencorë (ISSA), një studimi të kryer për OECD-së nga Brunella Boselli dhe Fernando Galindo-Rueda.
Dy studiuesit kanë dërguar me email një sërë pyetjesh për më shumë se 60 mijë shkencëtarë në mbarë botën. Rreth një në dhjetë u përgjigj, “jo gjithmonë” plotësisht. Por, bazuar në të dhënat e mbledhura OECD, ‘Il Sole’ ka ndërtuar identikitin e tyre sipas kombësisë. Me origjinë nga Shqipëria rezultojnë 4 shkencëtarë. Maqedonia, me një popullsi më të vogël sesa ne ka 6 shkencëtarë. Mali i Zi ka vetëm një shkencëtar të identifikuar nga studimi, po ashtu dhe Kosova. Rekordin e mban Serbia me 32. Nga Bosnja ka 11 shkencëtarë. Nga 4 shkencëtarët shqiptarë, 2 kanë lindur në vitin 1996, njëri në vitin 1992 dhe një tjetër është tepër i ri, me ditëlindje në vitin 1995 (22 vjeç). Një prej shkencëtarëve shqiptarë fiton mbi 105 mijë dollarë në vit, një tjetër 15-30 mijë dollarë në vit dhe dy të tjerët nën 15 mijë dollarë në vit.
Në botë, numri më i madh i shkencëtarëve është me origjinë nga Shtetet e Bashkuara, një vend që është lider në inovacion, me 612 të tillë. Në Europë kryeson Gjermania, ekonomia më e fuqishme e Europës, me 429 shkencëtarë. Në Azi kryeson Japonia, me 260./Monitor
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.