Të sapolindurit mësojnë të lëvizin në ujë para se të zvarriten ose ecin. Ata e njohin shumë mirë këtë mjedis dhe përshtaten në mënyrë të përkryer, pasi ata jetonin në një lëng të ngjashëm për nëntë muajt e shtatzënisë.
Një grup shkencëtarësh nga Universiteti Norvegjez i Shkencës dhe Teknologjisë, kanë zbuluar një sërë përfitimesh që ofron fakti i ushtrimit të notit, tek fëmijët që janë vetëm pak muajsh. Studimi tregoi se fëmijët që notojnë që nga momenti kur janë dy ose tre muajsh, jo vetëm që mësohen me ujin që të vegjël, por gjithashtu rrisin aftësitë dhe balancën e tyre fizike.
Studimi përfshiu dy grupe të fëmijëve 5-vjeçarë që i përkasin të njëjtës klasë sociale dhe kanë marrë të njëjtin lloj arsimimi. Në një grup ishin fëmijët që kishin ndjekur pak mësime noti, dy orë në javë që nga mosha 2-3 muaj, derisa ishin rreth 7 muajsh. Ndërsa fëmijët e grupit tjetër nuk kishin marrë pjesë asnjëherë në ndonjë kurs noti për foshnje.
Fëmijëve iu kërkua të kryenin ushtrime të lidhura me balancën. Ata u hodhën me litar, ecën në majë të gishtave, mbajtën ekuilibrin e tyre në një këmbë dhe aktivitete të tjera të ngjashme. Për studiuesit, rezultatet ishin të qarta që nga fillimi.
“Ne pamë shumë qartë se fëmijët që kishin notuar kur ishin të vegjël arritën rezultate më të mira në ushtrimet që lidhen me balancën dhe aftësinë për të arritur gjërat”, tha shkencëtari shkencor Sigmundsson.
Përfitimet kryesore të notit foshnjor:
- Përforcon marrëdhëniet mes fëmijës dhe prindërve
- Ndihmon fëmijën të qetësohet: noti nxit oreksin, humor të mirë dhe nxit gjumin.
- Zhvillimi psikomotor: fëmija lëviz lirshëm në ujë dhe fillon të fitojë nocione të distancës.
- Aparati Locomotor: përmirëson lëvizshmërinë dhe performancën muskulare.
- Sistemi kardiorepirimor dhe imunologjik: noti është treguar të forcojë zemrën, mushkëritë dhe mbrojtjet imune të fëmijës.
- Inteligjenca: Uji stimulon aftësinë e fëmijës për të luajtur, e cila do të ketë një ndikim pozitiv në të mësuarit në të ardhmen.
- Socializimi: kontakti me fëmijët e tjerë në pishinë ndihmon në përmirësimin e marrëdhënieve shoqërore. Fëmija do të mësojë të komunikojë më rrjedhshëm dhe të kryejë aktivitete në grup.
Përgatiti: Brikela Daci / Burimi / curiosandosimpara.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.