Nëse fëmija juaj nuk ju dëgjon, nuk është faji juaj … as i tyre.
Sipas Dr. Deborah MacNamara, njerëzit janë të prirur të jenë opozitarë, dhe kjo është një gjë e mirë. MacNamara shpjegon se njerëzit kanë një “reflex kundërshtimi” që i bën ata të rezistojnë, të sulmojnë dhe të kundërshtojnë kur ndjehen nën kontroll apo nën presion.
“Ju mund ta ndjeni se diçka lind brenda jush kur dikush ju tregon se çfarë të mendoni, bëni apo ndjeni”, shpjegon ajo. “Ky nuk është një gabim ose një mangësi në natyrën njerëzore dhe, ashtu si të gjitha instinktet, i shërben një funksioni të rëndësishëm. Sfida për prindërit është se fëmija duke qenë i pajekur është më i prirur ndaj shprehjeve të rezistencës”.
Gjithësesi, lajmi i mirë është se fëmijët kanë më pak gjasa t’i rezistojnë udhëzimeve të dhëna nga persona me të cilët janë të lidhur ngushtë. Ndaj, nëse persona të panjohur i drejtojnë të hyjnë në makinën e tyre, shanset janë që fëmija do të jetë shumë rezistent.
Por mos u friksoni, fakti që fëmija nuk ju dëgjon nuk do të thotë se nuk ndjehet afër me ju. Sipas MacNamara, fëmijët i rezistojnë udhëzimeve nga persona me të cilët janë të lidhur ngushtë sepse ata ndjehen akoma nën kontroll dhe nën kufizime.
“Ne duhet të ndihmojmë fëmijët të jenë qënje humane bashkëpunuese më shumë sesa thjesht të bindur ndaj urdhërave tanë” thotë Schafer. Për ta bërë këtë, fëmijët duhen furnizuar me alternativa dhe veprime, sepse ata mësojnë nga eksperiencat.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.