Normat e fertilitetit në vendet e BE kanë pësuar rënie që nga viti 1960. Pasojat e një normë të ulët të fertilitetit është plakja e popullsisë dhe lindjet shumë të rralla. Për të shmangur një fatkeqësi të popullsisë, shkencëtarët sugjerojnë se vendet evropiane duhet të llojnë të kenë më shumë fëmijë dhe sa më shpejt.
Të dhënat tregojnë se numri mesatar i fëmijëve të lindur në të gjithë vendet e BEsë ishte vetëm 1.58% për grua në vitin 2015.
Kjo është shumë e ulët duke patur parasysh se shkalla globale e fertilitetit është afërsisht dy lindje për femër për vendet e industrializuara dhe mes 2 deri në 3,5% për vendet në zhvillim. Këto statistika janë për vendet e Evropës. Vendet skandinave dhe nordike kanë shkallë fertiliteti më të ulët se vendet e tjera ,ndërsa vendet katolike dhe kombet më të varfra kanë më shumë fëmijë.
Ndërkohë shikoni një hartë të fertilitetit të vendeve të Europës të vitit 2015, ku Franca ishte vendi me fertilitet më të lartë.
Mbi mesataren e BE-së
Franca – 1.96
Irelanda – 1.92
Suedia – 1.85
Mbretëria e Bashkuar – 1.80
Danimarka – 1.71
Latvia – 1,70
Belgjika – 1,70
Lituania – 1,70
Hollanda- 1.66
Finlanda – 1.65
Estonia – 1.58
Rumania – 1.58
Nën mesataren e BE-së
Republika Çeke – 1.57
Sllovenia – 1.57
Bullgaria – 1.52
Gjermania – 1.50
Austri a- 1.49
Luksembourg – 1.47
Malta – 1.45
Hungaria – 1.45
Sllovakia – 1.40
Kroacia – 1.40
Italia – 1.35
Spanja – 1.33
Greqia – 1.33
Qipro – 1.32
Polonia- 1.32
Portugalia – 1.31
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.