Shkencëtarët kanë zbuluar një shumëllojshmëri të emocioneve që përjetohen nga njerëzit dhe janë me tepër seç ne kemi ditur. Ndërsa ishte menduar fillimisht se njerëzit përjetojnë vetëm 6 emocione, nuk janë më aq, por 27 emocione të ndryshme, sipas shkencëtarëve.
“Ne donim të hidhnim dritë mbi emocionet që ngjyrojnë botën tonë të brendshme”, tha autori kryesor Alan Cowen lidhur me iniciativën për studimin.
Në studim morën pjesë 800 pjesëmarrës të cilët raportuan emocione të ndryshme. Këto emocione janë:
- Admirimi
- Vlerësimi estetik
- Dëfrimi
- Zemërimi
- Ankthi
- Frika
- Ngathtësia
- Mërzitja
- Qetësia
- Konfuzioni
- Përbuzja
- Malli
- Zhgënjimi
- Neveria
- Dhimbja empatike
- Entuziazmi
- Zilia
- Gëzimi
- Nostalgjia
- Krenaria
- Ndjenja e lehtësisë
- Romanca
- Dëshira dhe prirja seksuale
- Trishtimi
- Kënaqësia
- Befasia
- Triumfi.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.