Sipas hulumtimit të kryer nga Fondacioni Kombëtar i Gjumit, secili prej nesh ka nevojë të flejë një numër të caktuar orësh, bazuar në moshën tonë, për t’u çlodhur dhe përgatitur për një ditë të re.
Për të arritur një konsensus për numrin e duhur të orëve për çdo moshë, Fondacioni Kombëtar i Gjumit u mbështet te tetëmbëdhjetë shkencëtarë nga fusha të ndryshme të shkencës dhe mjekësisë, të cilët rishikuan studime të vlefshme për kohëzgjatjen e gjumit dhe efektet e tij në shëndet, të tilla si sëmundjet kardiovaskulare, depresioni, dhimbjet dhe diabeti.
Pas analizës, ekspertët diskutuan me njëri-tjetrin dhe përcaktuan orarin ditor të gjumit në bazë të grupmoshave.
- 0 deri në 3 muaj: nga 14 deri në 17 orë.
- 4 deri në 11 muaj: 12 deri në 15 orë.
- 1 dhe 2 vjet: 11 deri në 14 orë.
- 3 deri në 5 vjet: 10 deri në 13 orë.
- 6 deri në 13 vjet: 9 deri në 11 orë.
- 14 deri në 17 vjeç: 8 deri në 10 orë.
- 18 deri në 25 vjet: 7 deri në 9 orë.
- 26 deri në 64 vjeç: 7 deri në 9 orë.
- 65 vjeç e lart: 7 ose 8 orë.
Udhëzimet e Fondacionit Kombëtar të Gjumit shërbejnë si një udhëzues, por studiuesit e përfshirë pranojnë se sasia ideale e gjumit mund të ndryshojë gjithashtu nga personi në person, prandaj këshillohet të kërkoni profesionistë të gjumit, në raste të rënda, për të përcaktuar një rutinë më të përshtatshme për çdo rast.
Burimi / https://italiafeed.com/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.