Shkencëtarët në Universitetin e Birmingham kanë zhvilluar një ilaç sysh me pika, që potencialisht mund të revolucionarizojë trajtimin e një prej shkaqeve kryesore të verbërisë në Britaninë e Madhe.
Rezultatet e hulumtimit mund t’i japin fund injeksioneve të dhimbshme direkt në sy për të trajtuar çrregullimin gjithnjë e më të zakonshëm të syve të njohur si degjenerimi makular i lidhur me moshën (AMD).
AMD prek më shumë se 600,000 njerëz në Britani të Madhe dhe parashikimet sugjerojnë se kjo shifër mund të rritet ndjeshëm në të ardhmen për shkak të një popullsie të plakur.
Njerëzit humbasin gradualisht vizionin e tyre qëndror, zakonisht në të dy sytë. AMD aktualisht trajtohet me injeksione të përsëritura në sy në baza mujore mbi të paktën tre vjet.
Ky është një problem, për shkak se përveç një procedure të pakëndshme për pacientët, injeksioni mund të shkaktojë dhe infeksione brenda syrit dhe një rrezik në rritje të verbërisë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.