Aktualitet

May 5, 2024 | 16:54

Shkodra dhe e gjithë Shqipëria në dhimbje për ngjarjen me 4 humbje jete, të nënës dhe 3 fëmijëve të saj

Kohë të vështira, të rënda, të trishtueshme. Ngjarje që pasojnë njëra-tjetrën në Shqipërinë mesa duket ende të brishtë. Çdo ditë regjistrohen viktima, gati me një shifër epidemike, në kurriz të një populli të pakët në numër.
Një nënë bashkë me 3 fëmijët e mitur të saj zgjedh t’i japë fund jetës në rrethana ende të panjohura saktësisht.

 

shkoder-alma-arrazi-ergys-arrazi

Sipas autoriteteve policore të Shkodrës, Alma Arrazi është hedhur nga ura e lumit Bunë bashkë me 3 fëmijët e mitur. Disa orë para se të ndërmerrte aktin tragjik, mësohet se 39-vjeçarja dhe fëmijët kishin dalë me kunatën, pra nusen e vëllait të Ergys Arrazit. Më pas janë ndarë në mënyrë të qetë pa nxitur dyshime për aktin fatal që do ndërmerrte.
Ajo me fëmijët janë hedhur nga ura e Bunës. Fëmijët e mitur janë dy vajza dhe një djalë të moshës 9, 8 dhe 3 vjeç.
Mësohet se e reja kishte mësuar së fundmi dhe për tradhtinë bashkëshortore nga i shoqi. Ai nuk ka patur me herët denoncime për dhune në familje.
Policia dhe Prokuroria kanë nisur hetimet duke marrë në pyetje familjarë të shtetases Alma Arrazi dhe bashkëshortit të saj të ndaluar nga policia nëse kanë dijeni për ngjarjen dhe arsyet që çuan nënën bashkë me 3 fëmijët që të mbyten në ujërat e lumit Drin.
Mbrëmjen e djeshme, një peshkatar i zonës ka gjetur të pajetë në ujërat e lumit Buna, vajzën 9 vjeçe. Ndërsa vijon kërkimi për trupat e tjerë. 

Pista e hetimit
Dëshmia e motrës së Almës, e cila ka deklaruar në polici se motra e saj dhunohej barbarisht dhe në mënyrë sistematike, por edhe dhuna në trupin e vajzës, kanë bindur policinë që të arrestojnë babain Erdgys Arrizi.
Pista kryesore që po heton policia është dhuna në familje e shkaktuar nga bashkëshorti 31-vjeçar, i cili është arrestuar në Shkodër pas deklaratave kontradiktore që ka dhënë në polici.
31 vjeçari, i cili më parë ka qenë i dënuar për kultivim të bimëve narkotike, akuzohet për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.
Motra e Alma Arrazit, pas njoftimit se ajo dhe 3 fëmijët janë zhdukur ka shkuar në policinë e Shkodrës dhe ka treguar se Alma dhunohej barbarisht nga bashkëshorti bashkë me fëmijët.
Dëshmia e saj por dhe shenjat e dhunës në trupin e vogëlushes që u gjet e mbytur i krijuan bindjen policisë për ta vënë në pranga Erdgys Arrazin, për veprën penale të Shkaktimit të vetëvrasjes.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top