Ëndërra e saj ishte të bëhet mjeke. Prandaj edhe shkollën e mesme e nisi në këtë drejtim. Por dëshira e Mimoza Zhitisë për ta parë vetën mjeke, u pre në mes, kur lufta në Kosovë e detyroi këtë vajzë nga Podujeva ta lërë shkollën dhe të largohet nga vendi ku lindi.
Më shumë vështirësi, duke u përballur edhe me vdekjen, Mimoza Zhitia arriti të dalë në Maqedoni, e më pas kur u bashkua me familje udhëtuan për në Kanada. Ky shtet për Mimozën nuk do jetë vetëm vend shpëtimi nga lufta, por edhe shprese për të ardhmen e saj, shkruan Magazina.al
Atje nisi të ndjekë një hobi tjetër; atë të fitnesit për të cilin Mimoza ka treguar një sukses të madh. Shumë shpejt vajza nga Llapi do kthehej në një kampione fitnesi në Kanada.
Mimoza nga një refugjate e panjohur, u kthye në një kampione për femra që do ta njohë tërë Kanadaja, duke u bërë imazh i shumë kompanive fitnesi.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.