Dëshmi

November 30, 2018 | 14:22

Shkolla ndalon t’iu japë nxënësve detyra shtëpie, arsyeja: ‘është shumë stresuese’

Një shkollë fillore në Mbretërinë e Bashkuar ka vendosur të mos iu jap më detyra shtëpie nxënësve –  sepse iu shkakton stres. Littletown Primary Academy po e provon këtë ndryshim me të gjithë nxënësit, me përjashtim të atyre të klasës së gjashtë, deri në fund të vitit akademik.

downloadNë vend të detyrave të shtëpisë, atyre u kërkohet të kalojnë disa kohë duke lexuar.

Drejtori i shkollës David Perkins në Devon, tha se vendimi ishte bazuar në hulumtimin edukativ dhe në konsultim me prindërit, fëmijët dhe stafin. Sipas tij, hulumtimi tregon se detyrat e shtëpisë në matematikë apo gjuhë angleze nuk kanë ndikim te fëmijët, por përkundrazi iu shkaktojnë stres atyre, familjeve dhe jo gjithmonë vlerësohen nga stafi akademik.

Por duke kaluar 20 minuta duke lexuar në shtëpi çdo mbrëmje është gjëja e vetme që ka ndikim më pozitiv në rezultatet e nxënësve dhe mundësitë e jetës.

“Leximi për 20 minuta në ditë mund të bëjë një ndryshim masiv në edukimin e një fëmije”.

Udhëheqësi i lëndës së shkrimit, Cathy Binmore tha se ‘leximi është themeli që mbështet të gjithë të tjerët në të mësuarit”. “Nxitja e një dashurie për këtë do t’i vendosë fëmijët tanë për një jetë aventuriere dhe intrigash dhe do t’u mundësojë atyre të vazhdojnë mësimin gjatë gjithë jetës së tyre”.

 

E.Z/SCAN

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top