Këshilla & Arsye

September 19, 2017 | 10:30

Shkolla/ Si të ndihmoni fëmijët të menaxhojnë frikën dhe të jenë më pak të shqetësuar

Është normale që fëmijët të përjetojne ankth kur fillojnë shkollën dhe shkojnë në klasë të parë. Të gjithë fëmijët, pa përjashtim, kanë frikë. Disa heshtin dhe nuk demostrojnë asgjë, ndërsa disa qajnë e dridhen, madje u del gjumi edhe natën nga ankthi i shkollës.

1

Nga Lira Gjika Pediatre

Nga Lira Gjika
Pediatre

Prindër, tregojini fëmijës që shkon në klasë të parë që edhe ju, keni pasur shumë frikë kur keni filluar klasën e parë, por nuk kishit kurajo ta demostronit pasi ju thoshin “se është turp”. Thuajani këto fjalë dhe sidomos baballarët, t’u tregojnë që edhe ato kur filluan shkollën kështu dridheshin, madje ndjenin një dridhje në bark dhe t’i pyesin:- po ti kështu e ndjen frikën?

Prindër, duhet të dini gjithashtu, se fëmijët që e tregojnë frikën apo protestojnë, se nuk duan të shkojnë në shkollë, janë më të shëndetshmit dhe më të zotët, sepse kanë kurajo të demostrojnë emocionet e tyre, pavarësisht si etiketohen.

Frika e fëmijëve që shkojnë në klasë të parë është e lidhur me statusin e ri që ka arritur, nga fëmijë kopështi është bërë i rritur, është bërë shkollar. Dhe kjo arritje ka një kosto të lartë emocionale. Fëmija e di që në shkollë shkohet për të mësuar, si të mendosh dhe ta shprehësh mendimin. Aty në klasë do të jetë vetëm dhe nuk është më si në kopësht ku luante vizatonte apo mësonte gërma e numra, këtu do të përballet me të qëndruarin në klasë pa lëvizur e pa folur pa leje. Duhet të presë sa të bie zilja, duhet të rrijë me fëmijë që nuk i njeh dhe me zyshën e re dhe nuk e di si të sillet. Dhe problemi më i madh është: a do të arrijë t’ja dalë t’i bëjë mirë mësimet, siç do mami dhe babi?

 Pra një fëmijë në fillimet e shkollës përballet me shumë vështirësi dhe dyshime njëherësh, që edhe një i rritur nuk e ka të lehtë t’i përballojë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top