Sipas hulumtimeve të kryera në shkolla, 70% e adoleshentëve përjetojnë ndjenja negative.
Grace, 16 vjeçare, është ngacmuar për 9 vite me rradhë, ka ndryshuar shkollën dy herë, është përballur me mendime vetëvrasëse dhe ka marrë mjekim për ankth dhe depresion. Në një moment, thotë ajo “Nuk kisha kujt t’i drejtohesha në shkollë dhe ndihesha shumë keq sa që nuk doja të shkoja përsëri”.
Sipas hulumtimitqë është publikuar nga BBC, gjysma e adoleshentëve me probleme mendore tentojnë t’i përballojnë ato vetëm. Dhe një e treta thanë se nuk ishin të sigurt mjaftueshëm për të folur me një mësues.
Kur nuk kishte më shpresa Grace ka bërë një “video vetëvrasëse”, të cilën e ka postuar në YouTube.
“Unë do të rrihem çdo javë. Mësuesit nuk do të bëjnë asgjë për mua. Unë i kam dëgjuar mësuesit duke folur për mua pas shpinës sime”, ka shkruar ajo.
Sipas nënës së saj Sarah, Grace tashmë gjen ndihmë nëpërmjet terapisë me muzikë dhe përmes këshillimit, por gjen pak përkrahje direkt nga të dy shkollat e saj të para. Mbështetja është më madhe në shkollën e saj të tretë, ku ajo ndihmon si ambasadore kundër ngacmimit ne shkolla. Ajo tashmë është edhe pjesëtare e Bordit Nacional të të rinjve kundër ngacmimit.
Nëpërmjet hulumtimit doli në pah se rreth 70% e adoleshentëve kanë përjetuar ndjenja të këqija në vitin e kaluar, si zemërim, mërzi, ankth, frikë apo pasiguri. 11% e kanë përshkruar vetën e tyre si jo të lumtur. 86% e kanë përshkruar vetën si të lumtur në përgjithësi.
Ata thanë se gjëja më e rëndësishme në shkolla është mbështetja e nxënësve në shëndetin mendor, në mënyrë që t’u krijojë atyre bindjen se janë të sigurt për të biseduar me dikë mirëpo: 18 % prej tyre thanë se ndihma që kanë marrë nëpër shkolla është e varfër 66% thanë së ishte e mjaftueshme ndërsa pjesa tjetër deklaruan se kishin mundësi te flisnin me mësuesit për problemet e tyre.
Nga hulumtimi kuptohet se mbështetja nga shkollat në shëndetin mendor të fëmijëve duhet të jetë e madhe. Rritja në botën e sotme mund të jetë një sfidë për fëmijë dhe të rinjtë, kështu që është e domosdoshme që ata marrin ndihmën dhe mbështetjen për të cilën kanë nevojë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.