Në fokus

November 14, 2016 | 7:47

Shmangia e mëngjesit dhe gjumi i parregullt sjell obezitet tek fëmijët

1Shmangia e mëngjesit dhe gjumi i çrregullt janë identifikuar si shkaqet thelbësore për mbipeshën tek fëmijët. Studimi i kryer nga Kolegji universitar i Londrës sfidon pikëpamjen aktuale se ritmi në rritje i obezitetit tek fëmijët shkaktohen vetëm nga ushqimi i tepërt.

Studiuesit thonë se faktorët e stilit ët jetesës dhe ambienti në të cilin rritet një fëmijë kanë rol të madh tek obeziteti. Autorët e studimit ekzaminuan dosjet shëndetësore dhe rrethanat e thuajse 20,000 fëmijëve të lindur në Mbretërinë e Bashkuar nga shtatori i vitit 2000 deri në janar të vitit 2002.

“Studimi tregon se rutinat e çrregullta, të amplifikuara nga gjumi i çrregullt dhe injorimi i mëngjesit, mund të ndikojnë te shtimi në peshë për oreks më të madh dhe konsumim të ushqimeve tejet energjetike”, shkruhet në studim.

Hartuesit e raportit thanë se gjumi i keq dhe nisja e ditës pa mëngjes janë faktorë shumë negativë. Madje, sipas raportit, konsumi i pijeve me përmbajtje sheqeri dhe koha që fëmijët shohin televizor, nuk janë parashikues të fortë se cilit prej tyre do të shtojë peshë.

Studiuesit thanë se siç është theksuar më herët, duhet ndërhyrë që herët në jetën e një fëmijë për t’i krijuar rutina të rregullta dhe studimi përforcon mesazhin se nëse fëmijët vendosen në trajektoren e duhur që në fillim të jetës së tyre, ka më shumë mundësi që të jenë të shëndetshëm ndërsa rriten.

Këto përfshijnë mbështetje për prindërit para, gjatë dhe pas shtatzënisë, si dhe edukimin e familjeve për rëndësinë e një jetë të shëndetshme.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top